Rozana Radi ka uruar publikisht mikeshën e saj, Livia Brunga, me një dedikim për ditëlindjen. Ajo kujtoi se miqësia e tyre nisi brenda shtëpisë së Big Brother, si një lidhje që nuk kërkohet, por të gjen papritur, dhe që i mbijetoi sfidave e zhurmave sepse ishte ndërtuar mbi diçka të vërtetë.
“Ti je uragani im i vogël, me energjinë dhe zjarrin që të rrëmben pa paralajmërim. Më ke mësuar të shoh botën ndryshe, me më shumë ndjeshmëri dhe forcë,” shkruan Rozana, duke e quajtur Livia-n një bekim që nuk ka nevojë për fjalë të mëdha, por ndjehet në heshtje, në praninë e saj.
Ajo shton se vitet mund të ndryshojnë shumë gjëra, por shpreson që Livia të mos humbasë “maninë” e saj për të kundërshtuar, duke e cilësuar si pjesë të bukurisë së saj, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE