“Qysh e rrafe ti atë”, banorët përplasen me policinë: Dhunuan nënën e 4 fëmijëve pa arsye

Disa banorë nga Rrogozhina kanë denoncuar dy efektivë policie pasi i akuzojnë për dhunë ndaj një gruaje 33-vjeçare, nënë e katër fëmijëve dhe e divorcuar.

Sipas dëshmitarëve, ngjarja ka ndodhur pranë një zone ku po digjeshin mbetje. Gruaja ishte duke larguar fëmijët nga vendi i ngjarjes kur, sipas banorëve, policia ndërhyri me dyshimin se ajo kishte ndezur zjarrin. Në vend që të sqaronin situatën, ata thonë se efektivët kanë ushtruar dhunë fizike ndaj saj.

Pamjet që kanë mbërritur në redaksi tregojnë tension të lartë mes banorëve dhe policisë. Fqinjët e gruas e përshkruajnë ndërhyrjen si të pajustifikuar dhe të dhunshme, ndërsa thonë se ajo ka mbetur me shenja në trup si pasojë e goditjeve. Një tjetër qytetar pretendon se i është hedhur në tokë telefoni nga një polic, kur ka tentuar të filmojë ngjarjen.

Nga ana tjetër, policia thotë se gruaja nuk ka pranuar të japë emrin dhe për këtë arsye është tërhequr me forcë, por ky version është hedhur poshtë nga banorët.

Aktualisht nuk ka ende një reagim zyrtar nga Policia e Shtetit lidhur me këtë ngjarje, por autoritet duhet të hetojnë dhe marrin masa për parandalimin e këtyre “incidenteve” apo “keqkuptimeve” mes policisë dhe qytetarëve.

Denoncimi i banorëve:

“Pershendetje JOQ, te lutem postoje pak. 2 polica ne Rrogozhine kane dhunuar nenen e 4 femijeve 33-vjece se menduan se ajo kishte ndezur zjarr. Kur zonja iku me marr femijet nga zjarri kurse policia e rrafi. TE lutem postoje pak, eshte nje zonje me 4 femije dhe e ndare nga burri. Ma hodhi polici telefonin nga dora ne ate moment sa dola nga shpia. Zonja duket shum mir nga shenjat”

Related Posts

Ç’po ndodh në Rinas!? Vjen lajmi që prek çdo shqiptar! Njoftohet me urgjencë se do të

Njoftohet me urgjencë se do të Tiranë, 2026 – Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) ka kënaqësinë të njoftojë nje lajm te madh qe prek cdo shqiptar per…

Moti te dielen, surprizat e forta te fundjaves

Pas luhatjeve të fundit të temperaturave, nga neser moti, si nje surprize te madhe per fundjaven, do te të sjellë një stabilizim të plotë të kushteve atmosferike…

Miliarda euro për råketa dhe dronë, a po përgatitet Franca për Iuftë?

Franca po përgatit një plan gjigant ushtarak me vlerë miliarda euro, duke synuar një rritje drastike të stokut të raketave dhe dronëve deri në vitin 2030, në…

Garë për gjetjen e pilotit të zhdukur të F-15 në Iran, SHBA-të dërgojnë komando, Teherani ofron shpërblim

Një operacion kritik shpëtimi është duke u zhvilluar, ndërsa SHBA-të dhe Irani janë në garë për të gjetur një pilot amerikan i cili është zhdukur pasi një…

Trump i jep ultimatum të ri Iranit: Hapni Ngushticën ose për 48 orë “do shρërthejë Ferri”

Presidenti amerikan Donald Trump ka lëshuar një tjetër paralajmërim të fortë ndaj Iranit, duke theksuar se afati për arritjen e një marrëveshjeje është drejt fundit. Në një…

Horoskopi ditor, e Premte 3 Prill 2026

Dashi Dite shume delikate kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Asgjë nuk ka për te ecur ashtu si e kishit ëndërruar dhe madje…