Tr*agjedi në Zvicër/ 4-vjeçari shqiptar përpl*aset nga furgoni, ndërron jetë në spital

Një aksident trafiku me pasoja tragjike ndodhi pak para orës 19:00 të së hënës në rrugën Stahlstrasse, në St. Gallen.

Një 44-vjeçar gjerman, duke drejtuar furgonin e tij Mercedes drejt Zürcher Strasse, në zonën e Feldbachstrasse, ka përplasur një djalë 4-vjeçar me prindër nga Kosova dhe pasaportë austriake, në një zonë banimi me kufizim shpejtësie prej 30 km/orë, shkruan Blick.

Fëmija, i identifikuar si Dardan, pësoi lëndime të rënda. Policia dhe kalimtarët i dhanë ndihmën e parë në vendngjarje deri në mbërritjen e ambulancës, por pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, ai ndërroi jetë dy orë më vonë në Spitalin e Fëmijëve.

Dëshmitarët përshkruajnë skena dramatike. Një banore e zonës tha për mediat: “Dëgjova britma për ndihmë. Kur dola jashtë, pashë djalin e plagosur rëndë, ndërsa e ëma bërtiste me dëshpërim. Ishte një tragjedi e vërtetë.”

Një tjetër banor, Xhevdet V., tregoi se kishte ndihmuar në vendngjarje: “Babai e mbante në krahë. E shtriva përtokë, i vendosa bluzën time nën kokë dhe filluam menjëherë reanimacionin, por fatkeqësisht gjithçka ishte e kotë.”

Blendi V. 22 vjeç konfirmoi se shoferi reagoi menjëherë duke telefonuar shërbimet emergjente dhe duke ofruar ndihmë. “Shoferi dhe gruaja e tij ishin në shok të plotë”, tha ai.

Policia e St. Gallen ka nisur hetimet dhe po kërkon dëshmitarë që mund të kenë parë momentin e përplasjes.

Ngjarja ka tronditur rëndë komunitetin lokal, ku banorët shprehin shqetësime për sigurinë e rrugës dhe kërkojnë ulje të kufirit të shpejtësisë.

Related Posts

Mjeku shembullor Dritan Todhe nje hero. 11 mijë operacione gjatë gjithë jetës

11 mije operacione gjate jetes, statistika e frikshme, statistika e “frikshme” e Dritan Todhe. Doktori gjate nje bisede ne nje emision tregon:/KLl.K0 V1DE0N ME P05HTÊ⤵ Ne fakt…

Ak’sident tr*gjik në Greqi, humb jetën i riu shqiptar (EMRI)

Një aksident tragjik ka ndodhur në qytetin Koropi të Greqisë në orët e para të mëngjesit të sotëm, ku një burrë humbi jetën pasi automjeti i tij…

Horoskopi ditor, e enjte 14 gusht 2025

Dashi Yjet do iu nxitin ta joshni pa mase sot atë qe keni ne krah dhe jeta sentimentale do shkoje me se miri. Do iu rikthehen jo…

“Shkundet” kursi i këmbimit, euro bie në 96.5 lekë

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, sot 13 gusht kursi i këmbimit të monedhës evropiane do të jetë:/KLl.K0 ME P05HTÊ⤵ Euro blihet me 96.5 lekë dhe shitet…

“G0DlTET me mjete të forta, më pas nguIfatet”, Gjykata jep detaje për v’r*sjen e Enver Bajraktarit: Krimi s’u krye vetëm nga një person

Gjykata Themelore në Prishtinë, Departamenti i Krimeve të Rënda ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë duke caktuar masën e paraburgimit në çështjen penale ndaj të…

Mes flakëve në Delvinë banorja s’largohet nga shtëpia: Kam kujtimet e mia këtu

Mes situatës alarmante nga zjarret në Delvinë, ku flakët po përhapen me shpejtësi duke rrezikuar zonat e banuara, një banore e quajtur Miranda, ka zgjedhur të mos…