Skip to content

Gjendet i m’bytur një burrë në Plazhin e Vjetër

VLORË- Një 70-vjeçar është gjetur i mbytur në plazhin e vjetër të qytetit të Vlorës. Sipas informacioneve paraprake, viktima dyshohet të ketë qenë pushues.

Megjithatë ende nuk dihet nëse ai ka qenë banor i zonës apo turist, ndërsa shkaqet e ngjarjes mbeten të paqarta.

Ndërkohë në vendngjarje kanë shkuar menjëherë forcat e policisë dhe autoambulanca, e cila transportoi trupin e 70-vjeçarit drejt morgut të spitalit rajonal të Vlorës.

Published inTë fundit