Tri vjet më parë, Top Kolshi e kishte rr’ahur Enver Bajraktarin për një borxh

Top Kolshi, i dyshuari për v rasjen dhe groposjen e Enver Bajraktarit në Baicë të Lipjanit, u dërgua sot në paraburgim për 1 muaj. Me një grup akoma të paid entifikuar, ata dyshohet se e rrahën me mjete të forta vikt imën, e ngufatën dhe më pas e varrosën në një arë të fshatit./KLl.K0 V1DE0N ME P05HTÊ⤵

Përfshirja e Kolshit në një ko nflikt me tashmë të ndjerin nuk ishte për herë të parë ditën tragjike.

Më 25 gusht 2022, Top Kolshi ishte arrestuar për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”, ku viktimë ishte Enver Bajraktari.

Bazuar në informacionet e atij rasti, Kolshi ishte denoncuar për rrahjen e Bajraktarit, në fshatin e tyre, për shkak të një mosmarrëveshje që atë kohë ishte raportuar për shkak të një borxhi.

Viktima kishte pësuar lëndime trupore dhe kishte marrë trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari atë kohë ishte arrestuar dhe dërguar në mbajtje për 48 orë.

Edhe në njoftimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë për caktimin e masës së paraburgimit, është përmendur e kaluara kriminale e Kolshit, si dhe një aktgjykim ku i dëmtuar besohet të ketë qenë Bajraktari.

“I pandehuri ka edhe 2 Aktgjykime të plotfuqishme njëri prej të cilëve ka të bëjë me një rast që besohet se viktimë ka qenë tani i ndjeri, për çka me lënien e tij në liri, ekziston mundësia e kryerjes së ndonjë vepre tjetër të natyrës së njëjtë apo të ngjashme.”

Kolshi përfundoi në prangat e Policisë të hënën dhe gjatë marrjes në pyetje, e ka pranuar se e ka kryer vrasjen e Bajraktarit.

Në arsyetimin e gjykatës për masën e sigurisë janë dhënë detaje mbi dyshimin e bazuar për ekzekutimin dhe më pas groposjen e viktimës në Baicë.

“Mes datës 03.08.2025 ora 16:00 dhe datës 04.08.2025 rreth orës 12:10, në fshatin Baicë, Komuna e Lipjanit, për shkak te mosmarrëveshjeve paraprake mes vete, me dashje e në bashkëkryerje edhe me persona ende të paidentifikuar deri më tani, në mënyrë dinake dhe mizore privojnë nga jeta tani të ndjerin E.B., në atë mënyrë që i ndjeri E. me datën 03.8.2025 rreth orës 16:00 kishte dal nga shtëpia duke e dërguar gjedhen e tij për kullos në livadhet e fshatit dhe aty i njëjti fillimisht goditet me mjete të forta në kokë dhe trup, më pas ngulfatet dhe trupi i tij tërhiqet zvarrë për disa metra duke kaluar përmes një arre të mbjellë me misër dhe aty fillimisht hiqen disa rrënje misri, gërmohet një gropë me thellësi mbi 1m, më pas brenda saj vendoset trupi i pajetë i të ndjerit, e sipër të cilit vendosen dërrasa dhe më pas gropa mbulohet me dhe, kurse aty rivendosen rrënjët e misrit.

Më pas me datën 04.8.2025 rreth orës 12:10 familjarët e viktimës duke bërë kërkime nëpër zona të fshatit arrijnë ta gjejnë viktimën e varrosur pa shenja jete, me çka në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale Vrasje e Rëndë.” – thuhet në njoftim.

Related Posts

Horoskopi, renditja e shenjave më me fat të javës nga 22 deri më 28 dhjetor: Krishtlindje me Venusin në Bricjap

Renditja e shenjave më me fat për javën e Krishtlindjeve, nga e hëna 22 deri të dielën 28 dhjetor 2025, është shumë e qartë: nëse kërkoni dashuri…

Policia vr*t burrin që kër’cënonte qytetarët me thikë

Korsika, 20 dhjetor 2025 Ajaccio – Një burrë 26-vjeçar, me origjinë nga Senegal, u qëllua për vdekje nga policia në mes të qytetit Ajaccio, në Korsika, pasi…

“U përballa me një trajtim çnj’erëzor në Akademinë e Sigurisë, më ka lënë me pasoja psik*logjike!”

Një ish-kursant i Akademisë së Sigurisë i është drejtuar redaksisë së JOQ Albania, duke ngritur akuza të forta për atë që ai e përshkruan si trajtim çnjerëzor…

Francezët kërcejnë vallen pogonishte për kolegun e tyre shqiptar

Një moment i veçantë dhe plot emocion ka mbërritur në redaksinë e JOQ Albania nga një emigrant shqiptar që jeton dhe punon në Francë, i cili ka…

Disa muaj më parë i k*puti veshin një 21-vjeçari, Samuel Tahiraj tymos kotelen me h*shash live ne TikTok

Një video shqetësuese ka mbërritur së fundmi në redaksinë e JOQ Albania, ku shihet një 19-vjeçar, i identifikuar nga denoncuesit si Samuel Tahiraj, duke tymosur kotelen me…

Ky shtet ndalon serialet ku burrat e pasur bien në dashuri me vajzat e varfra

Autoritetet në Kinë kanë vendosur të ndalojnë dhe kufizojnë serialet televizive dhe ato online ku paraqiten histori dashurie mes burrave shumë të pasur, si CEO apo miliarderë,…