Marrëzitë e një kryeministri piktor!

Dhe ja si futet padituria Rama, për një çështje me djegie bari, në një profesion që nuk e njeh fare…

Dëgjojeni një yrnek pa kuptim që ka lëshuar para disa ditësh kryeministri i Shqipërisë. Ai djegien e fushave të barit nga fshatari e barazoi me vrasjen e një ose disa personave.

Por le të shprehemi fillimisht me një aksiomë, e cila na thotë se: “Çdo njeri jashtë profesionit të vet është mediokër”. Dhe kjo është një aksiomë e vjetër që ka dalë nga njerëz të mëdhenj në këtë qytetërim.

Por ja si flet për krimin e vrasjes kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, i cili, si piktor që është, nuk e di se: që të jemi përpara krimit të vrasjes, duhet që, me një akt të kryer nga një individ madhor, të ketë vdekur një njeri ose të kenë vdekur disa njerëz.

Dhe ja si futet padituria Rama, për një çështje me djegie bari, në një profesion që nuk e njeh fare, dhe prandaj ai djegien e barit ose barishteve të një fushe, e barazon me krimin e vrasjes së një njeriu, në një kohë që në atë fushë të ndezur me një zjarr të qëllimshëm, nuk ka vdekur nga zjarri asnjë
njeri. (!)

E pra: ku është vrasja, zoti Kryeministër? Kush është ai që ka vdekur nga zjarri i vënë qëllimisht nga dikush në një fushë me bar?

Domethlnë – kush ka vdekur nga ai zjarr që ka ndezur dikush? Askush nuk ka vdekur. Atëherë ku është vrasja? Askund.
Zoti kryeministër! Jo djegia e barit, por as dhe djegia e qëllimshme e një peme ose edhe e një pylli të tërë, nuk quhet vrasje në

Kodin Penal. Vetëm marrja e jetës së një ose disa njerëzve quhet vrasje me anë të zjarrit, nëse zjarrin ia ka vënë fushës me qëllim djegieje një individ me moshë madhore, dhe nga ky zjarr kanë vdekur një ose disa persona.

Atëherë; na duhet të kthehemi tek aksioma logjike që përmendëm më lart: Çdo njeri jashtë profesionit të vet është mediokër.

Related Posts

Ky është një nga shkaqet pse të rinjtë po sëmuren nga ka*nceri i zorrës së trashë

Një studim i fundit tregon se një rritje e rasteve të kancerit të zorrës së trashë tek të rinjtë amerikanë mund të lidhet me konsumin e disa…

Ishte kaq e veshtire! Alketa Vejsiu me lot ne sy zbulon sa ka v*ajtur për tu bërë me ‘Leke

Është gazetare prej shumë vitesh, me një karrierë të pasur në televizion dhe radio ajo ka arritur të intervistojë dhe të kapë në “grackë” shumë figura publike….

Turisti italian konsumoi drekë dhe ëmbëlsirë, e më pas u largua me vrap pa kryer pagesën

Një episod sa humoristik aq dhe i pakëndshëm ka ndodhur sot në një restorant në Sarandë, ku një klient shtetas italian, i veshur me pantallona të shkurtra…

Një skenë tr*nditëse është regjistruar në Delvinë, një kalë i djegur rëndë endet mes një zone të thatë dhe kërkon ujë

Një skenë tronditëse është regjistruar në Delvinë, ku një kalë i djegur rëndë endet mes një zone të thatë e të shkatërruar nga flakët. Trupi i tij…

Tirana thyen rekordin historik për temperaturën më të lartë, ja sa shënoi termometri

Shqipëria sapo ka përjetuar një nga ngjarjet më ekstreme të nxehtësisë së gushtit në historinë e saj të regjistruar, me temperatura që arritën nivele të papara. Të…

E kisha si motër’, rrëqeth 13 vjeçarja që u dh*nua nga shoqet

Një ngjarje e rëndë ka tronditur ditë më parë qytetin e Gjilanit, ku një vajzë 13-vjeçare është dhunuar fizikisht nga pesë bashkëmoshatare të saj. Ngjarja ka ndodhur…