Pse këtë vit kemi zjarre më shkatërruese?

Mero Baze

Disa vatra zjarri këtë vit janë kthyer në katastrofa rajonale. Dy javë më parë, një zjarr i nisur në Rrëzomët e Delvinës, afër fshatrave Kopacëz dhe Palavli, vazhdoi në Kalasë dhe më tej në Borsh, Sasaj dhe Piqeras, duke rrezikuar një krahinë të tërë për disa ditë.

Prej dy ditësh, në krahun lindor të Delvinës, një zjarr i nisur në Krongj shkoi në Syrin e Kaltër, pastaj në faqen e Soprotit, dogji Delvinën dhe tani, pasi ka kaluar malin e Sotit, ka dalë nga krahu i Malit të Gjerë mbi Lazarat.

Në Malin e Golikut, një zjarr i ndezur dy ditë më parë mes fshatit Kodër e Lekës, që janë në faqen jugore të Malit të Golikut përballë Ujit të Ftohtë, shkrumboi gjithçka nga lumi Drino deri në majë të Golikut, përfshirë edhe kishën historike të Leklit, ku është varri i Thanas Vajës, sekretarit personal të Ali Pashë Tepelenës.

Prej dje në mbrëmje, zjarri kaloi majën e Golikut dhe filloi të zbresë në faqen veriore të tij, ku është parku i vetëm ujë-madh natyror në jug të Shqipërisë, Peshan-Zhej, që mund të prekte gjithë luginën e Zagorisë. Falë ndërhyrjes nga ajri para pak orësh, rreziku u duk sikur kaloi, por duhet pritur dita e nesërme.

Në Gramsh, një zjarr i ndezur në fshatin Skënderbegas vazhdoi për katër ditë duke shkrumbuar një fshat të tërë dhe duke bërë kërdinë në pyjet me sipërfaqe qindra hektarëshe.

Pra, e përbashkëta e këtyre zjarreve është jetëgjatësia e tyre — një javë — dhe udhëtimi i gjatë në kilometra, duke u kthyer në zjarre shkatërruese.

Arsyeja e parë, kryesore, përse zjarret tona nuk mund t’i ndalësh, është se mungojnë brezat antizjarr në male dhe nuk ke asnjë mundësi t’i ndalosh përveçse me ndërhyrje ajrore. Ndërhyrja ajrore nuk i fik zjarret, por ul intensitetin e tyre. Ajo që i fik zjarret janë brezat antizjarr dhe mundësia e zjarrfikësve për të depërtuar pastaj në territor e për të shuar çdo vatër. Ndërhyrjet ajrore janë të domosdoshme, madje jetike, por jo përfundimtare.

Arsyeja e dytë përse zjarret nuk ndalen është se ne, së paku prej 35 vitesh, nuk i kemi pastruar kurrë pyjet. Japim leje për të prerë pyje, por jo për t’i pastruar ato nga drutë e thatë. Rreziku që ka Mali i Golikut apo Mali i Soprotit janë pyjet shekullore që kanë qindra metra kub dru të thata brenda tyre. Ndërmarrjet tona pyjore, në shumicë të drejtuara nga komisarë politikë, kryesisht hajdutë drush, e kanë mendjen të marrin ndonjë leje për dru zjarri, por jo të pastrojnë pyjet nga drurët e tharë që janë rrezik për pyllin dhe për shëndetin e tij edhe pa rënë zjarr.

Një arsye e tretë është shpopullimi i fshatit dhe mbetja e sipërfaqeve të tëra të pyllit jashtë kontrollit njerëzor. Boshtisja e fshatrave nga banorët ka bërë që pyjet të harlisen pa u mbikëqyrur, pa u krasitur apo pastruar, dhe kjo ka rritur shumë rrezikun kur zjarri bie në to.

Në fund, por me shumë rëndësi, është mungesa e trajnimit të zjarrfikësve tanë. Ata janë plot vullnet për të fikur një zjarr, por pa metoda inteligjente të kontrollit të tij. Shumë specialistë të fikjes së zjarreve përdorin, përveç mjeteve, edhe metoda inteligjente të orientimit të zjarrit në një drejtim të kontrolluar, duke përdorur ndezje artificiale zjarresh dhe kthim të rrugës së zjarrit nga drejtimi shkatërrues. Po ashtu, të ashtuquajturit rojtarë të pyllit thuajse nuk ekzistojnë, ose janë disa njerëz që paguhen për sevap pa bërë detyrën e tyre dhe pa raportuar për rreziqet e pyllit jo vetëm nga njeriu, por edhe nga degradimi apo krijimi i kushteve për rrezik zjarri.

Të ashtuquajturat parqe kombëtare natyrore nuk kanë thuajse asnjë roje funksional, përveç disa që u japin honorare për të hedhur një sy. Kështu humbet edhe kuptimi i statusit që kanë. Nuk po flas për pyjet e zakonshëm që as i sheh njeri me sy.

Kjo situatë e degraduar, hap pas hapi e vit pas viti, na ka çuar në një situatë ku zjarret zgjasin një javë, bëjnë qindra kilometra dhe kthehen në zjarre katastrofike.

Emergjencat civile të Shqipërisë nuk e përballojnë dot këtë agresion, sado të afta të jenë. Mund të bëni humor sa të doni me Piro Vëngun, por mos ia uroni vetes të jeni në vend të tij në këto ditë, kur nuk di se ku ta çosh më parë helikopterin. Ashtu siç thotë një fjalë e urtë popullore në jug të Shqipërisë: “Zagari nuk ushqehet ditën e gjahut.” Dhe pyjet nuk shpëtohen kur zjarri bie.

Related Posts

Ç’po ndodh në Rinas!? Vjen lajmi që prek çdo shqiptar! Njoftohet me urgjencë se do të

Njoftohet me urgjencë se do të Tiranë, 2026 – Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) ka kënaqësinë të njoftojë nje lajm te madh qe prek cdo shqiptar per…

Moti te dielen, surprizat e forta te fundjaves

Pas luhatjeve të fundit të temperaturave, nga neser moti, si nje surprize te madhe per fundjaven, do te të sjellë një stabilizim të plotë të kushteve atmosferike…

Miliarda euro për råketa dhe dronë, a po përgatitet Franca për Iuftë?

Franca po përgatit një plan gjigant ushtarak me vlerë miliarda euro, duke synuar një rritje drastike të stokut të raketave dhe dronëve deri në vitin 2030, në…

Garë për gjetjen e pilotit të zhdukur të F-15 në Iran, SHBA-të dërgojnë komando, Teherani ofron shpërblim

Një operacion kritik shpëtimi është duke u zhvilluar, ndërsa SHBA-të dhe Irani janë në garë për të gjetur një pilot amerikan i cili është zhdukur pasi një…

Trump i jep ultimatum të ri Iranit: Hapni Ngushticën ose për 48 orë “do shρërthejë Ferri”

Presidenti amerikan Donald Trump ka lëshuar një tjetër paralajmërim të fortë ndaj Iranit, duke theksuar se afati për arritjen e një marrëveshjeje është drejt fundit. Në një…

Horoskopi ditor, e Premte 3 Prill 2026

Dashi Dite shume delikate kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Asgjë nuk ka për te ecur ashtu si e kishit ëndërruar dhe madje…