Marrëveshje me DjaIIin

Një president i rrëzuar që endet si shitës ambulant i protagonizmit politik, një diktator që i mungon ngrohtësia perëndimore për të fshehur krimet që s’i lan dot as Neva, dhe një bazë ushtarake në mes të Alaskës që përdoret si teatër absurd për të inskenuar “paqen”.

Kjo nuk është diplomaci. Kjo është një martesë interesi midis një narcisisti që ka mall për pushtet dhe një autokrati që e ka kthyer vr asjen në diplomaci shtetërore.

Marrëveshje me djallin, jo vetëm në kuptimin metaforik, por edhe literal: DonaId Tr ump fton Vladimir Putinin në tokë amerikane për të diskutuar “paqen” ndërkohë që raketat ruse vazhdojnë të shkatërrojnë qytete ukrainase, ndërkohë që Paul Whelan, një amerikan i burgosur dhe i torturuar nga regjimi rus, e quan këtë shfaqje “një përpjekje të kotë”. Po kush i dëgjon viktimat kur spektakli ka filluar?

Trump, që e sheh politikën si një ‘reality show’ dhe gjeopolitikën si një ‘turne golfi’, mendon se duke u ulur me Putinin në një kantinë ushtarake në Alaska, do ta bindë botën se është burrështetas.

Në të vërtetë, ai i jep Putinit dhuratën më të madhe: legjitimitetin që Moska e ka humbur që nga 2014-ta, që nga Krimea, që nga Bucha.

I jep atij një karrige përballë flamurit amerikan dhe një mikrofon për të folur për “interesat e sigurisë ruse”, sikur agresori është viktimë dhe viktima duhet të negociojë me armën në kokë. Çfarë absurdi!

Madje edhe kryetarja e Anchorage, që mësoi për vizitën nga rrjetet sociale, ka kuptuar se ky është jo vetëm poshtërim institucional, por edhe tallje me çdo normë të rendit ndërkombëtar.

Ky takim është si të ftosh një kriminel në sallën e gjyqit për të shkruar aktakuzën. Por ndoshta Trump e quan këtë “art i marrëveshjes”.

Për shqiptarët, ky nuk është thjesht teatër amerikan. Është alarm. Sa herë Perëndimi mbyll sytë përballë Putinit, një tjetër Vuçiç guxon më shumë, një tjetër Dodik del më hapur, një tjetër “botë serbe” lëviz më thellë. Kur Trump ulet me Putinin, le të mos çuditemi nesër kur Edi Rama shfaqet me një tjetër “pakt normalizimi” të panegociuar, apo kur Serbia të kthehet në qendër të vëmendjes si “partneri për stabilitet” me dorën mbi gropat e vrasjeve masive. Sepse kjo është logjika e marrëveshjes me djallin: i jep atij fjalën, ai të merr shpirtin. Dhe për një njeri si Trump, që nuk ka as fjalë, as shpirt, ky është biznes i pastër./Pamfleti

Related Posts

Familjet me fëmijë nën 18 vjeç përfitojnë “para nga shteti”, kujdes ruani faturat…

Nga muaji mars 2026, prindërit me fëmijë nën 18 vjeç do të përfitojnë një kompensim tatimor të ri që synon të mbështesë familjet shqiptare dhe të ulet…

Treni elektrik Durrës-Rrogozhinë me shpejtësi deri në 120 km/h, publikohet marrëveshja e financimit për projektin 120.5 milionë euro

Treni elektrik Durrës-Rrogozhinë po bëhet realitet. Marrëveshjet e financimit për rehabilitimin dhe elektrifikimin e kësaj linje hekurudhore, me vlerë totale 120.5 milionë euro, janë publikuar në Fletoren…

Rritet mosha e daljes në pension, me nisjen e vitit 2026 ndryshojnë edhe vitet e punës

Me nisjen e vitit 2026 ndryshon mosha e daljes në pension për gratë, si dhe vitet e vjetërsisë në punë për të dy gjinitë, sipas ndryshimeve që…

Kjo është arsyeja e largimit të Sasës nga BBVK

Sasa është banorja e radhës që është larguar nga ky format. Sasa la shtëpinë me vetdëshirë. Ajo ka bërë të ditur se këtë vendim e ka marr…

Një foshnje dërgohet e vd*kur në spital

Një foshnje e gjinisë mashkullore është dërguar pa shenja jete në Emergjencën e Mitrovicës së Jugut, ka bërë të ditur Policia e Kosovës. Vdekjen e tij e…

I fundit, vjen lajmi i papritur nga Greqia

Aksi rrugor Kakavijë–Janinë, në kryqëzimin e fshatit Kallpaq, do të jetë sërish i bllokuar për shkak të protestës që do të zhvillojnë fermerët gjatë mbrëmjes. Policia Kufitare…