Skip to content

Ngjarje e rëndë në Korçë. Djali 14 vjeç humb j’etën pasi u qëIIua në lokal nga moshatari që mbeti i pI*gosur

Maliq – 14-vjeçar humb jetën pas konfliktit me bashkëmoshatarin në një lokal

Rreth orës 17:30, në fshatin Pirg të bashkisë Maliq, në ambientet e një lokali ka ndodhur një konflikt mes dy 14-vjeçarëve, ku dyshohet se është përdorur mjet prerës (thikë).

Si pasojë e plagëve të marra, djali Erald Xhejo, 14 vjeç, ka ndërruar jetë në spital. I ndjeri ishte banor i fshatit Zvirinë, kurse i dyshuari nga fshati Leminot.

Adoleshenti tjetër, i dyshuar si autor i ngjarjes, është shoqëruar në spital për të marrë trajtim mjekësor dhe ndodhet nën mbikëqyrjen e Policisë.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. /noa.al

Published inTë fundit