Inspektorati Shtetëror i Punës dhe Shërbimeve Shoqërore, nën drejtimin e Eljo Mucajt, ka vendosur të investojë në 8 automjete tip SUV të vitit 2024

Ndërsa punëtorët shqiptarë humbin jetën thuajse çdo ditë duke rënë nga pallatet dhe ndërtesat që ndërtohen në kushte të rrezikshme dhe pa standarde minimale sigurie, Inspektorati Shtetëror i Punës dhe Shërbimeve Shoqërore, nën drejtimin e Eljo Mucajt, ka vendosur të investojë në 8 automjete tip SUV të vitit 2024, me vlerë 14,680,000 lekë të reja pa TVSH, ose rreth 180 milionë lekë të vjetra me TVSH, të blera nga kompania Porsche Albania Sh.p.k, me administrator Gentian Bushati.

Tenderi është realizuar nga Operatori i Blerjeve të Përqendruara përmes një procedure të hapur mbi kufirin e lartë monetar, me fond limit 16,658,633 lekë të reja pa TVSH, ose rreth 200 milionë lekë të vjetra me TVSH.

Shifra fituese përfaqëson rreth 88% të fondit limit, duke lënë pak hapësirë për negocim dhe duke treguar qartë përparësitë e vendosura në shpenzime luksi për zyrtarët.

Ndërkohë që një pjesë e madhe e punëtorëve përballet çdo ditë me mungesë sigurie, pajisje minimale dhe rrezik real për jetën, Inspektorati që ka për detyrë të monitorojë kushtet e punës duket se ka prioritete të tjera. Makina luksi, të cilat do të përdoren nga zyrtarët e tij, janë një shembull i qartë i një kulture ku pamja dhe komforti personal vihen mbi jetën e atyre që punojnë në terren dhe rrezikojnë çdo ditë.

Situata bëhet edhe më e rëndë kur përmendim statistikat e aksidenteve në vendin tonë, ku shumë punëtorë kanë humbur jetën ose kanë pësuar lëndime të rënda, ndërkohë që kontrolli dhe inspektimet shpesh mungojnë ose bëhen formalitet.

Blerja e automjeteve luksi për zyrtarët që duhet të kujdesen për sigurinë e punëtorëve tregon një kontrast të hidhur mes nevojës reale dhe përparësive të gabuar të institucioneve shtetërore.

Related Posts

Çfarë po ndodh sot me monedhat e huaja? Ja me sa po blihen dhe shiten dollari dhe euro

Nga Hygerta Sako e deri tek Getoar Selimi, dalin EMRAT VIP të Big Brother të këtij edicioni (17 PERSONAZHE)

Ende nuk ka një datë të saktë se kur edicioni i 5-të i formatit Big Brother VIP Kosova do të nisë këtë fundit, por supozimet për pjesëmarrësit…

‘Beni ynë nuk ia doli’! Ndahet nga jeta vëllai i ish-deputetit të PS-së, mesazhi i ndjerë: Familjes sonë do i mbetet shpirti i përvëluar

Vëllai i ish-deputetit të PS Petro Koçi është ndarë nga jeta në orët e para të mëngjesit të sotëm. Në një mesazh të ndjerë, ish-deputeti shkruan se…

Tre shenjat më me fat sot – e shtunë 8 nëntor 2025

Qielli i sotëm sjell një frymë të re optimizmi dhe lëvizjeje. Disa shenja ndihen më të lehta, më të sigura në vetvete dhe gati të marrin në…

Ak*sident në mesnatë! Dy persona humbin j*tën, shoferi tjetër, në gjendje të dehur, arrestohet

Një aksident i rëndë me pasojë vd ekjen e dy personave ka ndodhur rreth orës 01:30 të mesnatës në aksin rrugor Lezhë–Milot. Ngjarja ka përfshirë dy automjete,…

Histori e trishtë familjare: nënë dhe bir gjenden të pajetë pas disa ditësh pa kontakte

Një ngjarje e trishtë ka tronditur zonën e Rafinës në Greqi, ku një grua e moshuar dhe djali i saj u gjetën të vdekur brenda banesës së…