Vajza: Babai v’rau nënën time, e dh*nonte, e detyroi të pinte antid*presivë

Vëllai dhe vajza e së ndjerës, viktima Fatime Hasani, bashkëshorti i saj Arif Hasani

Më 6 gusht në qytetin e Durrësit u regjistrua një ngjarje tragjike. Një 65 vjeçare e identifikuar si Fatime Hasani u raportua e vdekur pasi u hodh nga dritarja e tualetit të banesës së saj ku jetonte vetëm me bashkëshortin Arif Hasani.

Lidhur me këtë ngjarje, vajza e së ndjerës në një intervistë për TVA News, thotë se nëna e saj ka ndërruar jetë si pasojë e babait, Arif Hasani. Mimoza Hasani, e bija e të ndjerës shprehet se nëna shpesh dhunohej fizikisht dhe psikologjikisht nga i ati.

Mimoza thotë se lajmin e hidhur e ka marrë vesh nga komshinjtë të cilët janë shprehur se babai nuk ka bërë asnjë hap për t’i dhënë ndonjë ndihmë gruas së tij që dergjej në gjak poshtë pallatit duke shtuar dyshimet se ai ka qenë autori i ngjarjes.

E bija e së ndjerës thekson se prej datës 1 korrik nëna ishte detyruar nga babai të merrte ilaçe për çrregullime neurotike që ditë më vonë i kanë dhënë efekte anësore. Diagnoza dhe ilaçet ishin dhënë nga psikiatre Greta Guga e poliklinikës Durrës dhe këto në mungesë të pacientes pra pa i bërë kontroll mjekësor Fatimes.

Sa i përket ngjarjes, Mimoza Hasani thotë se në momentin që ka telefonuar policinë, inspektori i zonës Ermal Azizaj nuk ka bërë asnjë inspektim, as marrjen e kamerave pranë zonës, as sekuestrimin e telefonit të të atit apo të ndjerës dhe as marrjen e dëshmive.

Një tjetër detaj që ngre dyshime te Mimoza është gjetja e një bluzë dhe një palë pantallona që e ndjera lante pllakat këto me pika gjaku, në tualetin e banesës, që sipas Mimozës mund të jenë pjesë e ngjarjes së rëndë të përdorur nga babai i saj.

Për rrobat Mimoza thotë se nuk janë analizuar nga policia, përkundrazi policia sipas Mimozës ka vepruar të dielën, kur Fatimja kishte dy ditë që ishte varrosur. Kamerat e sigurisë dhe provat janë marrë shumë me vonesë nga inspektori i zonës dhe policia.

Vëllai i të ndjerës Fatime, për TVA News shprehet se dhëndri gjithmonë i është dukur njeri negativ, teksa thekson se ai ose mund ta ketë vrarë Fatimen ose mund të jetë bërë shkak që ajo të marrë këtë akt të rëndë dhe tragjik, ndërsa dyshon dhe te ilaçet.

E gjithë çka duan vajza dhe të afërmit e të ndjerës Fatime Hasani është drejtësi, policia të hetojë si duhet, dhe institucionet e drejtësisë të bëjnë punën që u takon. Kërkojnë që provat të mblidhen dhe hetoht çdo detaj që shpirti i së ndjerës të prehet në paqe.

Related Posts

Përmbyset autobusi turistik me 50 pasagjerë, mes vikt*mave dhe fëmijë

Një autobus turistik me rreth 50 pasagjerë, që udhëtonte nga ujëvarat e Niagarës drejt New York, ka pësuar një aksident tragjik këtë të premte, duke shkaktuar disa…

Horoskopi ditor për sot, e Diel 24 Gusht 2025

Dashi Sot do keni me shume nevoje se kurrë te verifikoni ndjenjat e atij qe keni ne krah. Gjeni mënyrën e duhur për ta bere ne mënyrë…

Mb*ytja e 4-vjeçares shqiptare në pishinë/ Autoritetet japin vendimin: Pranga babait dhe gjyshit të vogëlushes

“I gjithë ishulli është i tronditur, ne qëndrojmë pranë familjes në këto orë tragjike. Çfarë mund të thuhet në këto raste”, thonë banorët e Paxos, pas lajmit…

Hëna e zezë e 23 Gushtit, ja cilat shenja të horoskopit do të preken më shumë

Hëna e Zezë e 23 gushtit 2025 është një Hënë e re e rrallë, që ndodh kur brenda një sezoni kemi katër Hëna të reja në vend…

“Ia bëra mirë, e meritonte”, sh*kon 40-vjeçari shqiptar që vrau nënën e 4 fëmijëve të tij: Nuk pendohem!

Fjalët e autorit 40-vjeçar të vrasjes së gruas në Volos, Pandeli Nakoleci, menjëherë pas arrestimit të tij nga oficerët e policisë, janë tronditëse! Sipas informacionit nga mediat…

“Do t’i tërheqin paratë si me magnet”/ Ja tri shenjat që do bëjnë NAMIN në shtator

Shtatori është muaji i fillimeve të reja dhe rivendosjes së ekuilibrave pas verës. Për shumë njerëz, kjo është një periudhë për të vendosur objektiva të reja dhe…