Ikën i nxehti ekstrem, ja kur freskohet moti: Mund të ketë edhe reshje shiu

Moti pritet të freskohet këtë mes gushti. Sipas meteorologëve, fundjava do të sjellë ulje të temperaturave maksimale dhe minimale.

“Dita e shtunë ka një rritje të lehtë të temperaturave të ajrit në orët e mesditës, por është dita e diel që do të sjellë një rënie më të ndjeshme, duke bërë që maksimumet në rang territori të jenë në vlerën 36 gradë Celsius dhe mbetet veriperëndimi në rang territori shqiptar me temperatura më të larta, ndërsa pjesa tjetër e ultësirës perëndimore, duke përfshirë këtu Tiranën, Beratin, Elbasanin, Gjirokastrën, të jenë rreth vlerës 33–34 gradë Celsius në orët e mesditës. Vija bregdetare do t’i ketë temperaturat e ajrit në vlerën 31–32 gradë Celsius, dhe rënia e temperaturave të ajrit do të ndihet edhe në zonat malore, duke bërë që maksimumet aty të jenë rreth vlerës 28–29 gradë Celsius,” tha Hakil Osmani nga “MeteoAlb”.

Orët e pasdites, jo vetëm të premten, por edhe gjatë fundjavës, pritet të sjellin shtim të vranësirave dhe mundësi për reshje shiu.

“Gjatë orëve të pasdites, kryesisht në zonat jugore dhe pjesërisht në zonat qendrore, herë pas here do të kemi zhvillime të përkohshme të vranësirave, duke bërë që të kemi mundësi edhe për reshje të izoluara shiu. Mbeten këto vranësira prezente edhe gjatë fundjavës, kryesisht gjatë orëve të mesditës dhe mbrëmjes, duke bërë që herë pas here dita e shtunë të krijojë mundësi për rrebeshe të izoluara shiu në zonat veriore, ndërsa dita e diel gjysma e territorit shqiptar do të mbetet e rrezikuar nga këto rrebeshe afatshkurtra shiu. Sigurisht që do të jenë reshje të izoluara në sasi të pakta, por që do të jenë disi prezente në vendin tonë.”

Sipas parashikimeve të meteorologëve, era nuk do të jetë shqetësuese, pasi nuk pritet të kalojë 45 kilometra në orë.

Related Posts

Ç’po ndodh në Rinas!? Vjen lajmi që prek çdo shqiptar! Njoftohet me urgjencë se do të

Njoftohet me urgjencë se do të Tiranë, 2026 – Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) ka kënaqësinë të njoftojë nje lajm te madh qe prek cdo shqiptar per…

Moti te dielen, surprizat e forta te fundjaves

Pas luhatjeve të fundit të temperaturave, nga neser moti, si nje surprize te madhe per fundjaven, do te të sjellë një stabilizim të plotë të kushteve atmosferike…

Miliarda euro për råketa dhe dronë, a po përgatitet Franca për Iuftë?

Franca po përgatit një plan gjigant ushtarak me vlerë miliarda euro, duke synuar një rritje drastike të stokut të raketave dhe dronëve deri në vitin 2030, në…

Garë për gjetjen e pilotit të zhdukur të F-15 në Iran, SHBA-të dërgojnë komando, Teherani ofron shpërblim

Një operacion kritik shpëtimi është duke u zhvilluar, ndërsa SHBA-të dhe Irani janë në garë për të gjetur një pilot amerikan i cili është zhdukur pasi një…

Trump i jep ultimatum të ri Iranit: Hapni Ngushticën ose për 48 orë “do shρërthejë Ferri”

Presidenti amerikan Donald Trump ka lëshuar një tjetër paralajmërim të fortë ndaj Iranit, duke theksuar se afati për arritjen e një marrëveshjeje është drejt fundit. Në një…

Horoskopi ditor, e Premte 3 Prill 2026

Dashi Dite shume delikate kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Asgjë nuk ka për te ecur ashtu si e kishit ëndërruar dhe madje…