Trυmp i shet Ukrainën Pυtinit në Alaskë: Samiti që po legjitimon ag’resorin rυs

Samiti i Alaskës: Dialog për paqen, por pa Ukrainën në tryezë dhe me Putinin që fiton terren diplomatik…

Në Anchorage të Alaskës, mes avionëve luftarakë amerikanë dhe tapetit të kuq të vendosur në një bazë ushtarake, Donald Trυmp dhe Vladimir Putin shtrënguan duart sikur të ishin dy partnerë të barabartë e jo një agresor lufte dhe një president i SHBA-ve.

Ky imazh, i mbuluar me retorikë për “paqen e mundshme”, është në fakt fotografia e parë e një realiteti të rrezikshëm: Rusia nuk është më e izoluar, ndërsa Ukraina rrezikon të shitet në tavolinën e pazareve të mëdha.

Trυmp, i rrethuar nga një ekip ku biznesmenët kishin më shumë peshë se diplomatët, e nisi samitin me deklaratën cinike se do të largohej “nëse nuk kishte progres real”.

Në përkthim politik, kjo do të thotë se pazari është mbi tryezë, dhe nëse Putin ofron diçka të shitshme për opinionin amerikan, atëherë marrëveshja do të vishet me fjalën “paqë”.

Por kjo paqe nuk do të përfshijë Ukrainën, sepse Kievi është lënë jashtë, i përjashtuar nga bisedimet për fatin e vet. Përballë kësaj ironie historike, presidenti Zelensky është i qartë: nuk ka lëshime territoriale dhe nuk ka paqe mbi kufomat e sovranitetit ukrainas.

Nga ana tjetër, për Putin kjo skenë është dhuratë. Të ulesh ballë për ballë me presidentin e SHBA në një bazë amerikane, ndërkohë që tanket e tua vazhdojnë të godasin qytetet ukrainase, është triumf propagandistik.

Është dëshmi se Moska ia doli të kthejë orën mbrapsht: nga izolimi total i vitit 2022, në rikthim të legjitimitetit ndërkombëtar tre vjet më vonë.

Europa është alarmuar. Kancelarë dhe presidentë shohin me tmerr mundësinë që Trυmp të shpallë një armëpushim “të përkohshëm” që në thelb e ngrin luftën dhe i jep Putinit atë që kërkonte prej fillimit: kontroll mbi territore të pushtuara dhe një vend të përhershëm në tavolinën globale.

Ky do të ishte shembulli më i keq i historisë së pasluftës: agresori shpërblehet, viktima harrohet.

Për Shqipërinë dhe rajonin, ky samit duhet të lexohet si alarm i pastër.

Nëse një superfuqi si Ukraina mund të hidhet jashtë tavolinës ku negociohet e ardhmja e saj, çfarë garancie ka një shtet i vogël në Ballkan kur interesat e mëdha përplasen?

Aleancat janë të dobishme, por historia tregon se në lojën e fuqive të mëdha nuk ka miqësi të përhershme, vetëm interesa të përhershme.

Samiti i Alaskës mund të dalë pa marrëveshje formale, por e vërteta e tij është e thjeshtë: Trυmp i dha Putinit barazinë që ai kërkonte, ndërsa Ukraina mbeti jashtë. Dhe ky është pazari më i madh që mund t’i bëhet një kombi në mes të një lufte ekzistenciale./Pamfleti

Related Posts

Ç’po ndodh në Rinas!? Vjen lajmi që prek çdo shqiptar! Njoftohet me urgjencë se do të

Njoftohet me urgjencë se do të Tiranë, 2026 – Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) ka kënaqësinë të njoftojë nje lajm te madh qe prek cdo shqiptar per…

Moti te dielen, surprizat e forta te fundjaves

Pas luhatjeve të fundit të temperaturave, nga neser moti, si nje surprize te madhe per fundjaven, do te të sjellë një stabilizim të plotë të kushteve atmosferike…

Miliarda euro për råketa dhe dronë, a po përgatitet Franca për Iuftë?

Franca po përgatit një plan gjigant ushtarak me vlerë miliarda euro, duke synuar një rritje drastike të stokut të raketave dhe dronëve deri në vitin 2030, në…

Garë për gjetjen e pilotit të zhdukur të F-15 në Iran, SHBA-të dërgojnë komando, Teherani ofron shpërblim

Një operacion kritik shpëtimi është duke u zhvilluar, ndërsa SHBA-të dhe Irani janë në garë për të gjetur një pilot amerikan i cili është zhdukur pasi një…

Trump i jep ultimatum të ri Iranit: Hapni Ngushticën ose për 48 orë “do shρërthejë Ferri”

Presidenti amerikan Donald Trump ka lëshuar një tjetër paralajmërim të fortë ndaj Iranit, duke theksuar se afati për arritjen e një marrëveshjeje është drejt fundit. Në një…

Horoskopi ditor, e Premte 3 Prill 2026

Dashi Dite shume delikate kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Asgjë nuk ka për te ecur ashtu si e kishit ëndërruar dhe madje…