“Gropa e zezë” e fondacioni “Firdeus”, me të cilin, Elvis Naçi po zhvat prej 9 vitesh miliarda donacione të shqiptarëve, duke përdorur emrin e Profetit Muhamed…
Në profilin e fondacionit “Firdeus”, Hoxhë Elvis Naçi ka vendosur fotografinë e tij dhe këtë thënie të Profetit Muhamed: – “Kushdo që udhëzon dikë për të bërë mirë, ai fiton po të njëjtin shpërblim sikurse ai që e bëri këtë të mirë.”.
Por faktet tregojnë, se Hoxhë Elvis Naçi, prej 9 vitesh vazhdon mbledh e përvehtëson miliarda donacione nga shqiptarët nëpërmjet mashtrimit, duke bërë thirrje në emër të Profetit Muhamed, mëkat që i ngelet atij, por krimi duhet hetuar nga drejtësia.
Sepse bashkë me gruan Fatime Naçi, vëllain Ilir Naçi, nipin Marvin Naçi, djalin e tezes Florian Brinja dhe baxhanakun Andi Qinami, Hoxhë Elvis Naçi ka krijuar një bandë të emërtuar “Bordi i fondacionit fetar “Firdeus”, me të cilin, nëpërmjet emisionit televiziv “Shqiptarët për shqiptarët”, zhvat bashkëkombasit në emër të bamirësisë së Zotit.
Ai ka krijuar dhe një grup ndihmës prej 12 personash, të regjistruar në tatime si të punësuar në administratën e fondacionit “Firdeus”, që i drejton vëllai i tij Ilir Naçi, i deklaruar si “Sekretar Ekzekutiv”, nipi Marvin Naçi “Përgjegjës Komunikimi” dhe mbesa Valeria Karameta “Asistente Logjistike”, të cilët nuk marrin paga, sepse “punojnë për hallet e shqiptarëve”.
Në krye të grupit administrativ të familjes “Naçi”, është Lauresha Basha, me detyrë Drejtore Kabineti dhe me pagë mujore 2.6 milionë lekë të deklaruar, në duart e të cilës, Elvis Naçi kalon për kalkulim, të gjitha dokumentet financiare të fondacionit “Firdeus”.
Me një përvojë të tillë pastrimi dokumentesh, si drejtuese në disa banka private, por edhe Drejtoreshë Kabineti në Ministrinë e Kulturës; Lauresha Basha, zbaton atë “përvojë” te fondacioni “Firdues”, si dhe drejton qendrën “Galeria 70” të grumbullim, ekspozim e shitje të pikturave, që sipas informacioneve të agjencive Anti-krim, është e Elvis Naçit dhe përdoret si “lavatriçe” e milionave që vijnë nga donacionet.
Nëse SPAK do vendosë të fillojë një hetim për aktivitetin kriminal financiar të Elvis Naçit, përveç këtij, vëllait, gruas, nipit, mbesës e baxhanakut që përbëjnë bordin, duhet të marrë në pyetje këta nëpunës të fondacionit “Firdeus”:
– Lauresha Basha, Drejtore Kabineti, “de-facto” drejtoreshë e menazhimit të donacioneve; Ediola Dushku financiere; Enki Dishani, koordinatore projektesh; Vojsava Mile, manaxhere projektesh; Klodjan Bulku, asistent logjistike; Shpëtim Kura shef magazine; Alboro Kortoçi e Edmond Greva specialistë që bëjnë propagandë për mbledhjen e donacioneve, por dhe Mikail Pinjollin, administrues i rrjeteve sociale, i cili bllokon shkrimet e “Pamfleti”-t që denoncojnë vjedhjet e Hoxhë Elvis Naçit nëpërmjet fondacionit “Firdeus”.
Krimet financiare të Hoxhë Elvis Naçit, duhen hetuar, sepse nuk janë disa pako ushqimore, veshje të përdorura e qindarka, por janë miliona Euro, të cilat, ai i ka grumbulluar e vazhdon të grumbullojë nga shqiptarët e bizneset në logon e emisionit “Shqiptarët për shqiptarët”, që shumicën e tyre i ka përvehtësuar dhe i ka tjetërsuar në llogari bankare e pasuri familjare.
Fakt konkret, është mashtrimi për 168 banesat e ndërtuara në Thumanë pas tërmetit, kur sipas analizës “Numër Banesash-Kosto për 1 banesë”, rezulton se mungojnë 5.7 milionë Euro, nga 9 milionë e 50 mijë Euro donacione, të grumbulluara e të deklaruara sikur janë shpenzuar.
Pas denoncimeve që bëri “Pamfleti”, Elvis Naçi ka ndryshuar numrin e banesave të ndërtuara në Thumanë, duke e bërë 244 banesa, nga 168 që kishte deklaruar gjatë inaugurimit të tyre dhe në faqen e fondacionit “Firdeus”.
Këto e të tjera miliarda, përveçse i ka përdour për blerje vilash, apartamentesh, dyqanesh, tokash e makinash, ka prova se i ka hedhur në ndërtim nëpërmjet kompanisë “LEOM Sh.p.k”, ku shef është punojësi e vartësi i tij Alboro Kortoçi./Pamfleti