Skip to content

Mbesa kërkon ndihmë për gjetjen e gjyshit të humbur: A e ka parë dikush?

Një qytetare i është drejtuar redaksisë së JOQ Albania për ndihmë në gjetjen e gjyshit të saj, i cili ka humbur kontaktet me familjen prej 3 ditësh.

Bëhet fjalë për 65-vjeçarin Arben Ludin, i cili është parë për herë të fundit në zonën e Treshit, Tiranë.

Ditën kur është zhdukur ai ishte i veshur me pantallona të zeza dhe një bluzë të zezë.

Familjarët janë tepër të shqetësuar dhe kërkojnë ndihmën e qytetarëve për ta gjetur.

Nëse keni informacion ose e keni parë, jeni të lutur të kontaktoni menjëherë në këtë numër: 069 858 3098, ose të telefononi policinë.

Published inTë fundit