PërIeshje mes pesë personave në Laç, parᶏndalohet v’rᶏsja! Një në prᶏngᶏ, 4 në kërkim

Një konflikt mes pesë personave ka ndodhur sot në rrugën “Kurbini”, të Laçit.

Në pranga ka rënë Klajdi Rryta, i njohur edhe si Klajdi Tusha 37-vjeç, ndërsa 4 persona të tjerë janë shpallur në kërkim.

Ende nuk dihen shkaqet e sherrit, teksa raportohet se fatmirësisht nuk ka ndonjë person të dëmtuar.

Gjatë arrestimit, policia i gjeti 37-vjeçarit një armë zjarri e tipit “Glock”, me fishek në fole gati për qitje.

Arma me të cilën dyshohet se u qëllua edhe në ajër gjatë konfliktit u sekuestrua si provë materiale.

Njoftimi i policisë:

Pas njoftimit për një konflikt fizik ndërmjet disa shtetasve, rreth orës 11:00, në rrugën “Kurbini”, Laç, shërbimet e Komisariatit të Policisë Kurbin kanë ndërhyrë menjëherë, duke parandaluar përshkallëzimin e konfliktit fizik ndërmjet 5 shtetasve, gjatë të cilit dyshohet se është qëlluar edhe me armë zjarri.

Nga veprimet e shpejta u kap dhe u vu në pranga shtetasi K. R., alias K. T., 37 vjeç, banues në Tiranë, të cilit iu gjet dhe iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale një armë zjarri e tipit “Glock”, me fishek në fole gati për qitje.

Nga të dhënat e para rezulton se shtetasit e tjerë të përfshirë në këtë konflikt, të identifikuar me iniciale G. D., 27 vjeç, banues në Tiranë; E. Sh., 29 vjeç; E. Sh., 34 vjeç; si dhe E. R., 32 vjeç, banues në Laç, janë shpallur në kërkim dhe po punohet për kapjen e tyre.

Nën drejtimin e Prokurorisë vijon puna për dokumentimin e plotë të ngjarjes dhe identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në konflikt, nga i cili nuk ka të dëmtuar.

Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, “Kanosja” dhe “Prishja e qetësisë publike”, të kryera në bashkëpunim.

Related Posts

NDODH EDHE KJO. Një qytetare ka dërguar denoncim

Një qytetare ka dërguar një denoncim në redaksinë e JOQ Albania, duke treguar për një situatë mashtrimi dhe borxhi të pazgjidhur me një shtetas nga Shkodra. Sipas…

Delvinë – Mini-tornado shfaqet papritur dhe shkatërron disa koshere bletësh

Një fenomen i pazakontë natyror është regjistruar pak minuta përpara se zjarri i madh të përfshinte Delvinën disa ditë më parë./KLl.K0 V1DE0N ME P05HTÊ⤵ Pamje të siguruara…

TË GJITHË BASHK PËR AJET ALIBEHAJ nga Mallakastra/ Ka nevojë urgjente për ndihmën e shqiptarëve

Linku i GoFundMe: https://www.gofundme.com/f/please-help-ajet-alibehaj-to-defeat-the-cancer Bëhet fjalë për 31-vjeçarin Ajet Alibehaj, i cili po përballet me një sëmundje të rëndë dhe shumë agresive. Ai është diagnostikuar me limfomë,…

“Mbushi rrugët e Londrës me k*kainë”/ Si 22-vjeçari shqiptar ra në rrengun e gazetarit britanik të kamufluar si emigrant (EMRI)

Daily Mail i ka kushtuar artikull një të riu shqiptar që kaloi në Mbretërinë e Bashkuar me gomone për t`u bërë më pas pjesë e bandave të…

E G0DlTl disa herë me thıkë dhe më pas e m’bყti me jastëk, e moshuara ν’ret partnerin e saj të s*murë: Nuk ia dilja dot më

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Milanon gjatë natës së Ferragostos. Nunzia Antonia Mancini, 64 vjeçe, dyshohet se ka vr arë partnerin e saj 73-vjeçar, Vincenzo Ferrigno,…

Historia e pazakonë/ Një oligark mashtroi Dua Lipën duke i shitur një vilë pa leje në “Kep Merli” (Video)

Nga Arben Llangozi Në Shqipëri, nuk shpëton askush nga duart e oligarkëve, as qytetari i thjeshtë, as biznesmeni, madje as ylli botëror që ngre flamurin kuqezi në…