“Mbushi rrugët e Londrës me k*kainë”/ Si 22-vjeçari shqiptar ra në rrengun e gazetarit britanik të kamufluar si emigrant (EMRI)

Daily Mail i ka kushtuar artikull një të riu shqiptar që kaloi në Mbretërinë e Bashkuar me gomone për t`u bërë më pas pjesë e bandave të drogës atje. Media britanike tregon se si i riu shqiptar ra në kurthin e gazetarit anglez të kamufluar si emigrant.

Një emigrant shqiptar që mbërriti në Angli me gomone filloi të merrej me kokainë pasi u arratis nga azili ku qëndronte.

Elvis Zoto, 22 vjeç, filloi të mburrej për hyrjen e tij ilegale në Mbretërinë e Bashkuar dhe madje postoi edhe një foto të formularit të regjistrimit duke treguar ardhjen e tij në Dover në vitin 2022.

Pasi u afrua nga një gazetar i “Mail on Sunday” i kamufluar si një emigrant që kishte ngecur në Francë, Zoto i thotë se kalimi për në Angli kishte qenë i lehtë dhe zbuloi se ishte arratisur nga azili duke u hedhur nga dritarja.

Detaje të reja tronditëse u zbuluan në procesin e bërë nga Gjykata e Lartë që më në fund i dha dritën jeshile deportimit të tij, 3 vjet pas mbërritjes së tij në Britani.

Çështja e tij, sipas britanikëve, është prova e fundit e nevojës së dëshpëruar për të reformuar sistemin e emigracionit. I riu shqiptar, fluturoi nga Shqipëria në Belgjikë përpara se të merrte trenin për Francë. Ai më pas pagoi një kontrabandist për ta dërguar atë me gomone në Britani, ku u arrestua nga Forcat Kufitare në Dover më 29 qershor 2022.

Më shumë se 12.600 shqiptarë mbërritën në Britani përmes gomoneve në vitin 2022 para se një marrëveshje e kthimit ta zvogëlonte këtë numër. Në atë kohë, Agjencia Kombëtare e Krimit NCA paralajmëroi se bandat shqiptare të drogës po përdornin të gjitha mënyrat për të sjellë punëtorë në Mbretërinë e Bashkuar.

Në atë kohë, Zoto bëri kërkesë për azil dhe u vendos në hotelin Croëne Plaza me 4 yje në Basingstoke.

Në intervistën e tij të parë, Zoto pretendoi se ishte larguar nga Shqipëria pasi e kishin detyruar të merrej me drogë. Më vonë pretendoi se ishte viktimë e trafikimit të qenieve njerëzore. Megjithatë, 22-vjeçari qëndroi në hotelin luksoz vetëm 2 ditë, përpara se të bënte një arratisje të planifikuar paraprakisht.

Azilkërkuesve u kërkohet të mabjnë kontakte me Zyrën e Brendshme dhe të informojnë autoritetet për çdo adresë të re. Duket se Zoto u lidh shpejt me një bandë droge në vitin 2023, ku më pas u arrestua nga policia e Essex pas një ndalese. U dënua me 2 vite dhe 9 muaj burg.

Një video e Zotos e postuar në llogarinë e tij në rrjetet sociale, menjëherë pasi u largua nga hoteli i tij, e tregon të ulur në një kafene në mes të Londrës. Video shoqërohet me emoji duke qeshur. Po ashhtu në disa foto të tjera Zoto poston me një tufë paundësh në duar.

I pyetur nga gazetari i kamufluar si emigrant për rreziqet e kalimit të kanalit, Zoto e këshillon: “Mos u trembni fare, unë erdha me gomone, nuk të duhen as shumë para”. Në një tjetër mesazh ai i thotë: “Të mbajnë në paraburgim më e shumta 2 ditë, pastaj të dërgojnë në hotel, ke kushte të mira. Thuaji që je i martuar dhe këtu mbaron historia. Duhet të ikësh nga hoteli, thuaju të afërmëve të tu të vijnë të të presin me makinë. Unë ika nga dritarja, u zhduka

Related Posts

NDODH EDHE KJO. Një qytetare ka dërguar denoncim

Një qytetare ka dërguar një denoncim në redaksinë e JOQ Albania, duke treguar për një situatë mashtrimi dhe borxhi të pazgjidhur me një shtetas nga Shkodra. Sipas…

Delvinë – Mini-tornado shfaqet papritur dhe shkatërron disa koshere bletësh

Një fenomen i pazakontë natyror është regjistruar pak minuta përpara se zjarri i madh të përfshinte Delvinën disa ditë më parë./KLl.K0 V1DE0N ME P05HTÊ⤵ Pamje të siguruara…

TË GJITHË BASHK PËR AJET ALIBEHAJ nga Mallakastra/ Ka nevojë urgjente për ndihmën e shqiptarëve

Linku i GoFundMe: https://www.gofundme.com/f/please-help-ajet-alibehaj-to-defeat-the-cancer Bëhet fjalë për 31-vjeçarin Ajet Alibehaj, i cili po përballet me një sëmundje të rëndë dhe shumë agresive. Ai është diagnostikuar me limfomë,…

E G0DlTl disa herë me thıkë dhe më pas e m’bყti me jastëk, e moshuara ν’ret partnerin e saj të s*murë: Nuk ia dilja dot më

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Milanon gjatë natës së Ferragostos. Nunzia Antonia Mancini, 64 vjeçe, dyshohet se ka vr arë partnerin e saj 73-vjeçar, Vincenzo Ferrigno,…

Historia e pazakonë/ Një oligark mashtroi Dua Lipën duke i shitur një vilë pa leje në “Kep Merli” (Video)

Nga Arben Llangozi Në Shqipëri, nuk shpëton askush nga duart e oligarkëve, as qytetari i thjeshtë, as biznesmeni, madje as ylli botëror që ngre flamurin kuqezi në…

“Spitali onkologjik, 33 ditë pa brakiterapi, ky është alarm”- Gazetari Osman Stafa: Kan’ceri nuk pret tenderat e ministrisë, as paaftësinë kriminale

Spitali Onkologjik në Tiranë është pa aparaturën e brakiterapisë prej më shumë se një muaji, duke lënë pa trajtim dhjetëra paciente që vuajnë nga kanceri gjinekologjik. Situata…