Ditën e hënë vendi ynë do të jetë në ndikimin e kushteve të paqëndrueshme atmosferike.
Moti parashikohet fillimisht me kthjellime ndërsa gradualisht shtim vranësirash mesatare deri të dendura, të cilat do të shoqërohen me reshje të herëpashershme shiu me intensitet të ulët pjesën të madhe të vendit.
Në intervale të shkurtra kohore, në veri e lindje të territorit reshjet do të jenë me intensitet deri mesatar, në fomë shtrëngatash me shkarkesa elektrike e breshër (në male).
Era e lehtë me drejtim kryesor jugperëndim -veriperëndim me shpejtësi mesatare 4 m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe në zonat luginore era do të arrijë shpejtësi deri 7m/s.
Deti – Valëzimi i ulët i forcës 1 ballë.