Vjehrra rreh nusen në Korçë, pajiset me urdhër mbrojtje

Një rast i rëndë është raportuar në Korçë këtë të diel.

Vjehrra ka dhunuar nusen e djalit, ndërsa kjo e fundit është pajisur me urdhër mbrojtje.

“Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasit M. K., 37 vjeç, D. C., 29 vjeç, banues në Pogradec, dhe L. A., 44 vjeç, banues në Devoll, pasi u kapën duke drejtuar automjetet e tyre në gjendje të dehur.

Sherbimet e Komisariatit të Policisë Korçë arrestuan në flagrancë shtetsin K. P. 41 vjeç, banues në fshatin Koshnicë, pasi u kap duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur si dhe nuk i është bindur punonjësve të Policisë për të ndaluar.

Gjithashtu, referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasit:

-V. L., dhe L. B., pasi u kapën duke kryer punime ndërtimi pa leje; -L. M., 44 vjeç, banues në Korçë, pasi dyshohet se ka kanosur me një mjet prerës një 37-vjeçar; -M. H., 57 vjeç, banues në Kamenicë, pasi dyshohet se ka qëlluar në ajër me një armë gjahu që posedonte me leje, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale; -M. J., 60 vjeçe, banuese në Korçë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj nuses së djalit, e cila u pajis me urdhër mbrojtjeje.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kolonjë referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin A. G., 63 vjeç, banues në Leskovik, pasi dyshohet se ka kanosur me fjalë një 46-vjeçare.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Maliq referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasit A. Xh., 57 vjeç, dhe Xh. B. 66 vjeç, banues në Zvirinë, pasi dyshohet se me vetëgjyqësi 57-vjeçari i ka marrë 3 kafshë(samari), 66-vjeçarit, të cilit i kishin dëmtuar një sipërfaqe toke të mbjellë me bimësi.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Pogradec referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin T. B., 37 vjeç, pasi dyshohet se i ka vjedhur një paisje elektronike një 61-vjeçari.

Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasen E. A., 25 vjeçe, pasi dyshohet se për një periudhë prej 2 muajsh ka vjedhur një shumë lekësh, në biznesin ku ishte e punësuar.

Materialet proceduariale iu Referuan Prokurorisë së Korçës, për veprime të mëtejshme”, sipas njoftimit të policisë.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Related Posts

Marin Mema ‘godet’ grekët: Ne dëgjojmë muzikë greke, por ju dhamë 90 nga 100 heronj, fustanellën dhe mitet që kujtoni se janë tuaja

Ju flsini për liri, për të drejta, për mundësi, për konventa europiane, por harroni se unë një gazetar shqiptar jam ende ‘’Non Grata’’ jo sepse kam trafikuar…

Braktiset nga nëna menjëherë pas lindjes, testi i ADN-së zbulon diçka të MAHNITSHME

Janet Barnicoat e ka ditur gjithmonë se ishte një vajzë e adoptuar. Në vitin 1981, nëna e saj biologjike e kishte lënë atë në një çantë kartoni…

E re pedhja, ego ena kafe… familja emigrante nga Greqia me pushime në Durrës, kamarieri ngel pa fjalë

Një familje shqiptare nga Kosova (që jetonin prej 25 vitesh në Gjermani) dhe një familje shqiptare nga Shqipëria (që jetonin prej 25 vitesh në Greqi)! Ulen në…

E reja gjermane përdh*nohet nga shqiptari: “Ishte i martuar me fëmijë!”

Një ngjarje shokuese ka tronditur qytetin e Hanoverit në Gjermani. Një vajzë e re gjermane ka rrëfyer se është përdhunuar nga një i njohuri i saj me…

“Në Velipojë dallgët e sollën ujin e detit deri te parkimi i makinave”

Pasditja e sotme solli dallgë të fuqishme në bregdetin shqiptar, duke vënë në rrezik jetën e shumë pushuesve. Situata më e rënduar u regjistrua në Shëngjin dhe…

Gjest human në autostradë, polici ndihmon qytetarët

Jo gjithmonë lajmet për policinë lidhen me ngjarje negative. Këtë herë, një qytetar ka dërguar në redaksinë e JOQ një video që tregon anën njerëzore të uniformave…