Në një histori që duket si e pabesueshme, këngëtarja me famë botërore, Dua Lipa, ka rënë pre e mashtrimeve të një oligarku të lidhur me qeverinë shqiptare. Burime konfidenciale zbulojnë se këngëtarja kishte shprehur interes për të blerë një vilë luksoze në Kep Merli, Ksamil, një nga zonat më të lakmuara turistike të Sarandës.
Oligarku i ofroi asaj një pasuri me dokumente “të rregullta”, duke garantuar që investimi do të ishte i sigurt. Pas pagesës, në vend të vilës legale, Dua Lipa u përball me një projekt 3-D dhe një objekt të ndërtuar pa leje. Sot, vila është në proces legalizimi, një procedurë që në Shqipëri zgjat vite dhe shpesh përdoret si alibi për pastrim parash dhe ndarje të pronave të grabitura.
Ky rast nuk është vetëm një problem pronësie; ai tregon arrogancën e një sistemi ku oligarkët ndihen mbi ligjin. Ata grabisin bregdetin, marrin miliona nga tenderët dhe mashtruan një yll botëror pa asnjë droje.
Ndërsa në çdo vend tjetër kjo histori do të trondiste qeverinë dhe mediat do të shpërthenin, në Shqipëri mbizotëron heshtja. SPAK ende nuk ka ndërhyrë, ndërsa oligarku vazhdon ndërtimet pa leje.
Nëse një emër si Dua Lipa bie pre e këtij sistemi, imagjinoni qytetarët e thjeshtë që përballen me të njëjtën situatë çdo ditë, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE