E vërteta mbi “braktisjen në azil” e Tinka Kurtit

Orët e fundit, ka shpërthyer një “ndjeshmëri” e lartë për Nderin e Kombit, aktoren unikale, shkodranen Tinka Kurti.

Shumë vetë po i qajnë hallin se “aktorja shumë e dashur për publikun, Tinka Kurti po i kalon vitet e saj në një shtëpi të moshuarish në Tiranë”.

Kjo “ndjeshmëri” lindi, pasi në puntatën e së shtunës të “Big Brother”, Tinka Kurti u shfaq në ekran duke dhënë një mesazh për aktorin pjesëmarrës në show Laert Vasili, ndërsa rrëfeu se tashmë jetonte në një azil.

“Kam pasur shumë probleme. Kam pasur fatin tjetër që erdha në këtë shtëpi që e shihni ju, që është një mrekulli, por për mua ishte një tragjedi. Doja që të ikja sa më parë, por tani nuk them se dua të ik sepse ka njerëz të mrekullueshëm. Këtu ka njerëz të mrekullueshëm dhe ambient shumë të bukur.

Më vjen shumë mirë kur iu kushtoheni shumë artistave, sepse jemi të numëruar në jetë tani. Ja na iku Margarita. Na la një dhimbje të madhe. Për mua ka qenë tronditje e madhe, sepse unë kam fituar nga ajo. Ne jemi artistë që i kemi shërbyer popullit, do i shërbejmë këtij kombi deri sa të kemi frymën e fundit”, tha ajo.

Në fakt, e vërteta nuk është kështu. Tinka Kurti nuk është braktisur nga familjarët apo të afërmit e saj, nga Shkodra e deri në Kanada. Dhjetra dyer familjarësh e të afërmish të saj, janë të hapura katërkapakësh, bashkë me zemrat. Ka qenë një zgjedhje e kahershme e zonjës së madhe të artit shqiptar dhe Tinka, e ka thënë edhe publikisht, për ata që kanë veshë për ta dëgjuar.

E ka deklaruar edhe pas kthimit nga Kanadaja në një rast, kur ajo vizitoi dhe qëndroi disa kohë në familjen e djalit të saj të vetëm, Zef Kurti, i cili u nda nga jeta në fillim të vitit 2018. Do të ishte mirë që, media tradicionale apo media online, të pyesin para së shkrujnë, duke rënduar pa të drejtë, edhe familjarë apo të afërm të saj nga Shkodra deri në Kanada.

Ata që janë të vëmendshëm dhe kanë kujtesë, mund të kujtojnë se Tinka e madhe, ka refuzuar ceremoni, festa apo edhe tituj, edhe në skenën e teatrit “Migjeni”, ku gjurmët e saj janë e do të jenë të pashlyeshme. Edhe shteti, për hir të realitetit, për këtë aktore unikale, ka bërë maksimumin e mundshëm për ta mbështetur, me të gjitha hapësirat.

Pavarësisht zgjedhjes së saj për vitet e pleqërisë, Tinka Kurti vazhdon të kujtohet e vizitohet nga mjaft miq e mikesha edhe aty ku ka zgjedhur të jetojë, sigurisht, edhe nga familjarë, të afërm të familjes Kurti e përtej, nga Shkodra deri në Kanada. Sepse ata që e njohin mirë, nga afër dhe prej vitesh, e dinë se sa e vështirë deri në pamundësi, ti imponohet një zgjedhje jashtë dëshire Tinkës.

Për vetë moshën, mbase edhe zgjedhjet e saj, hera e fundit që Tinka Kurti u shfaq në publik ishte më 3 prill për homazhet në nder të aktores së madhe Margarita Xhepa. Karriera prej 60 dekadash e Tinkës përfshin më shumë se 50 filma artistikë dhe 150 shfaqje teatrore, duke e bërë ikonë të skenës dhe ekranit. Kjo dalje, mesa duket nxiti edhe reagimet aspak të denja të shumëkujt, në mungesë të informacionit, me apo pa dashje, mbase edhe për të marrë disa klikime më shumë. Megjithatë, jetë të gjatë Tinkës tonë kombëtare, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE

Related Posts

Shenja e horoskopit që hyn në vitin 2026 me portofolin plot – Janari sjell para dhe favore

Sipas astrologjisë, një shenjë e zodiakut pritet ta nisë vitin 2026 me avantazh të dukshëm në planin financiar Çdo fillim viti sjell pritshmëri të reja, por janari…

Sa mandarina duhet të hamë për të marrë një dozë të mirë të vitaminës C?

Sa mandarina duhen për të marrë një dozë të mirë vitamine C? Të vogla, të lëngshme dhe plot energji, mandarinat – këto mandarina të vogla – janë…

Shqipëria në prag epidemie! Rritje e ndjeshme e infeksioneve respiratore, mbi 11 mijë raste në një javë

Shqipëria po përballet me një rritje të konsiderueshme të infeksioneve respiratore, duke iu afruar pragut epidemik të sezonit dimëror. Sipas të dhënave zyrtare të Institutit të Shëndetit…

Makina e djegur në Llogara, vik’tima një ish-efektiv policie

Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e rëndë e ndodhur në Llogara në Vlorë, ku një person u gjet i vd’ekur brenda një makine që ishte…

Policia konfirmon: DlGJET drejtuesi brenda mjetit në Llogara

Rreth orës 14:35, pas një njoftimi të marrë në sallën operative të DVP Vlorë, shërbimet e Policisë janë nisur drejt vendit të quajtur Qafa e Llogarasë, ku…

Vd*s shoferi/ Përfshihet nga fIakët një makinë në Llogara!

Një ngjarje e rëndë është regjistruar këtë të hënë në zonën e Llogarasë, në Vlorë. Dyshohet se një person ka humbur jetën pasi automjeti në të cilin…