‘Jeta është e shkurtër…’ Këngëtarja e njohur jep lajmin e trishtë, tregon se vuan nga k*nceri!

Këngëtarja e njohur britanike Jessie J ka ndarë me ndjekjsit e saj një periudhë jashtëzakonisht sfiduese të jetës, pasi është diagnostikuar me kancer në gji.

Në moshën 37-vjeçare, artistja ka kaluar një mastektomi totale në qershor dhe, falë diagnostikimit të hershëm, ka shmangur trajtimet më agresive si kimioterapia apo rrezatimi.

Në një postim prekës në rrjetet sociale, Jessie J tregoi se kjo përvojë i ndryshoi plotësisht perspektivën për jetën. “Kur kalon nëpër diçka si kanceri, njerëzit thonë ‘ke ndryshuar’. Por unë gjithmonë kam pasur këto mendime, kanceri thjesht i bëri më të qarta. Sepse e kupton: jeta është e shkurtër, dua ta bëj tani,” – tha ajo.

Krahas betejës me sëmundjen, këngëtarja ka ndarë edhe qëllimet e reja që i ka vendosur vetes: “Dua të shkruaj libra. Të bëj albume për fëmijë. Të heq të gjitha tatuazhet. Të shkoj me pushime me familjen time. Dua të mësoj të ngas biçikletë. Do të doja të mësoja një gjuhë tjetër… por e di që kjo nuk do të ndodhë,” – u shpreh ajo me sinqeritet e humor.

Në një intervistë për Sunday Times, ajo kujtoi momentin emocional kur pa për herë të parë trupin e saj pas operacionit: “Mamaja ime më masazhoi gjoksin sepse nuk mund t’i prek plagët. Dhe fillova të qaj… ishte sikur po e ndanim dhimbjen së bashku.”

Pavarësisht vështirësive, Jessie J po e vazhdon jetën me vendosmëri dhe projekte të reja. Ajo po përgatit publikimin e këngës së saj më të re, Believe In Magic, që do të dalë më 29 gusht. Në të njëjtën kohë, po kujdeset për djalin e saj, Sky, të cilin e përshkruan si “drita e jetës sime”.

Këngëtarja pritet t’i nënshtrohet një operacioni tjetër për të përmirësuar simetrinë e implanteve, por thekson se nuk do të lejojë që kjo ta ndalojë: “Mund të pushoj, të jem nënë dhe të publikoj muzikë të re. Do të duket ndryshe nga sa e kisha planifikuar, por jeta ndryshon. Ose bie në panik, ose përshtatesh”, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE

Related Posts

Ç’po ndodh në Rinas!? Vjen lajmi që prek çdo shqiptar! Njoftohet me urgjencë se do të

Njoftohet me urgjencë se do të Tiranë, 2026 – Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) ka kënaqësinë të njoftojë nje lajm te madh qe prek cdo shqiptar per…

Moti te dielen, surprizat e forta te fundjaves

Pas luhatjeve të fundit të temperaturave, nga neser moti, si nje surprize te madhe per fundjaven, do te të sjellë një stabilizim të plotë të kushteve atmosferike…

Miliarda euro për råketa dhe dronë, a po përgatitet Franca për Iuftë?

Franca po përgatit një plan gjigant ushtarak me vlerë miliarda euro, duke synuar një rritje drastike të stokut të raketave dhe dronëve deri në vitin 2030, në…

Garë për gjetjen e pilotit të zhdukur të F-15 në Iran, SHBA-të dërgojnë komando, Teherani ofron shpërblim

Një operacion kritik shpëtimi është duke u zhvilluar, ndërsa SHBA-të dhe Irani janë në garë për të gjetur një pilot amerikan i cili është zhdukur pasi një…

Trump i jep ultimatum të ri Iranit: Hapni Ngushticën ose për 48 orë “do shρërthejë Ferri”

Presidenti amerikan Donald Trump ka lëshuar një tjetër paralajmërim të fortë ndaj Iranit, duke theksuar se afati për arritjen e një marrëveshjeje është drejt fundit. Në një…

Horoskopi ditor, e Premte 3 Prill 2026

Dashi Dite shume delikate kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Asgjë nuk ka për te ecur ashtu si e kishit ëndërruar dhe madje…