Sara Gjordeni humb në aksident shokun e fëmijërisë, prek me postimin për të

Një aksident i rëndë rrugor në Berat i ka marrë jetën Ornel Caushajt, një të riu që la pas dhimbje të madhe te familjarët, shoqëria dhe komuniteti. Ngjarja tronditëse ka prekur edhe opinionin publik, duke sjellë reagime të shumta, mes tyre edhe nga figura të njohura.

Një nga to është Sara Gjordeni, ish-banore e Big Brother VIP Albania, njëkohësisht influencere dhe bashkëshortja e këngëtarit Bardhi. Ajo ndau me ndjekësit e saj dhimbjen e madhe që po kalon për humbjen e shokut të fëmijërisë.

Sara tregoi se Orneli dhe bashkëshortja e tij, Sindi Salaj, ishin të dashuruar që në moshë shumë të re. Ata nuk ishin ndarë kurrë dhe dashurinë e tyre e kurorëzuan me lindjen e një vajze, që sot është vetëm dy vjeçe. “Ishte lumturia e tyre më e madhe” – shkruan Sara, duke kujtuar sesi qysh fëmijë e kishte parë admirimin dhe forcën e lidhjes së tyre.

Me fjalë prekëse, ajo rrëfen tronditjen:

“Vetëm pardje më ra të flisja për ta me dikë. Sindi ka shpëtuar, Orneli jo! Do doja sot të kisha qenë në vendin e saj, por kurrë në vendin e tij…” – shprehet Sara, duke treguar se humbja e mikut të saj është e pabesueshme dhe e papranueshme.

Në postimin e saj, Gjordeni u ndal edhe te kritikat për ata që paragjykojnë ngjarje të tilla si pasojë e shpejtësisë së shoferëve. Ajo theksoi se Orneli dhe Sindi nuk ishin njerëz të papërgjegjshëm, por përkundrazi, ishin prindër të kujdesshëm që jetonin për vajzën e tyre të vogël. Sara shtoi se kjo tragjedi është një thirrje për të vlerësuar më shumë çdo moment pranë të dashurve tanë.

Related Posts

Mirupafshim vendlindja ime, unë po iki: Po lë familjen, shokët nuk do të kthehem kurrë!!!

Mirupafshim Shqipëria ime! Po lë çdo gjë në duart e të paepurve, kri*mit, dr*ogës, injorancës. Unë nuk mund ta bëj shpirtin pis në emër të dashurisë për…

E trishtë! Ndahet nga jeta politikani i lartë shqiptar, i shërbeu deri në fund Shqipërisë (Foto)

Publicisti dhe ish-ambasadori shqiptar, Nesip Kaçi është ndarë nga jeta në moshën 86-vjeçare. Kaçi, është cilësuar si një nga figurat më të shquara të diplomacisë shqiptare dhe…

E papritur! Metereologet paral*jmerojne! Nata e Vitit te Ri me borë! Moti do cmendet, ja parashikimi

Ndërrimi i viteve në Kosovë duket se do jetë me reshje bore, po edhe temperatura ekstreme polare. Menaxheri i departamentit meteorologjik në KANS, Sherif Gosalci, përmes një…

SPAK kërkoi arrestimin e Ballukut! Rama merr avionin dhe fluturon drejt…

Një ditë pasi SPAK kërkoi arrestimin e Belinda Ballukut, kryeministri Edi Rama pasditen e djeshme ka marrë avionin dhe fluturuar drejt Brukselit ku do të zhvillohet Samiti…

Vr au kolegun në Tiranë, Gjykata e Lartë lë në fuqi dënimin për ish-policin

Shkalla e tretë e gjyqësorit nuk pranoi rekursin e ish-efektivit të policisë, i cili kërkoi prishjen e vendimit të dhënë nga Apeli i Posaçëm më 25 janar…

Horoskopi për sot! Kujdes, do të përfshiheni në një debat mjaft të ndezur, që rrezikon të kthehet agresiv

DASHI Një ditë interesante, Dash, sepse ju pret një vendim që e keni shtyrë për një kohë të gjatë. Ky nuk është momenti për t’u nxituar, por…