Tejkaloi shpejtësinë në rrugë/ Shoferi përballet me gjobë rekord prej 110 mijë eurosh, ja arsyeja

Një shofer në Lozanë të Zvicrës, i kapur duke levizur me 27 km/h mbi kufirin e lejuar të shpejtësisë, po përballet me një gjobë marramendëse prej 110,000 eurosh– por për të, kjo shumë nuk është problem.

Arsyeja e penalitetit kaq të lartë lidhet me faktin që ai është një nga njerëzit më të pasur të kantonit Vaud dhe një shkelës i përsëritur i rregullave të qarkullimit. Në këtë rajon, dënimet përcaktohen duke marrë parasysh jo vetëm shkeljen, por edhe të ardhurat, pasurinë dhe gjendjen financiare të familjes. Ky sistem nuk është unik për Zvicrën; edhe Gjermania, Franca, Austria dhe disa vende nordike vendosin gjoba të bazuara në pasurinë e shkelësit.

Shuma rekord nuk është kjo. Në vitin 2010, një pronar milioner i një Ferrari-je u gjobit me rreth 290,000 dollarë për tejkalim shpejtësie në kantonin lindor St. Gallen. Pikërisht raste të tilla nxitën rishikimin e ligjit penal tre vjet më parë, duke i dhënë gjyqtarëve mundësinë të llogarisin gjobat sipas pasurisë dhe të ardhurave për shkelje si tejkalimi i shpejtësisë ose drejtimi në gjendje të dehur.

Sipas rregullave aktuale, një person me të ardhura të ulëta mund të kalojë një natë në burg në vend të gjobës, ndërsa një milioner mund të detyrohet të paguajë dhjetëra mijëra franga. Zëdhënësi i prokurorisë së Vaudit, Vincent Derouand, tha se shoferi nuk e kundërshtoi vendimin. Ai kishte një precedent të ngjashëm tetë vite më parë, kur pagoi 10,000 franga gjobë. Në Zvicër, as policia nuk përjashtohet nga ky rregull. Në vitin 2016, një oficer në Gjenevë u gjobit për tejkalim shpejtësie ndërsa ishte në ndjekje të hajdutëve të një banke,

Related Posts

Ç’po ndodh në Rinas!? Vjen lajmi që prek çdo shqiptar! Njoftohet me urgjencë se do të

Njoftohet me urgjencë se do të Tiranë, 2026 – Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) ka kënaqësinë të njoftojë nje lajm te madh qe prek cdo shqiptar per…

Moti te dielen, surprizat e forta te fundjaves

Pas luhatjeve të fundit të temperaturave, nga neser moti, si nje surprize te madhe per fundjaven, do te të sjellë një stabilizim të plotë të kushteve atmosferike…

Miliarda euro për råketa dhe dronë, a po përgatitet Franca për Iuftë?

Franca po përgatit një plan gjigant ushtarak me vlerë miliarda euro, duke synuar një rritje drastike të stokut të raketave dhe dronëve deri në vitin 2030, në…

Garë për gjetjen e pilotit të zhdukur të F-15 në Iran, SHBA-të dërgojnë komando, Teherani ofron shpërblim

Një operacion kritik shpëtimi është duke u zhvilluar, ndërsa SHBA-të dhe Irani janë në garë për të gjetur një pilot amerikan i cili është zhdukur pasi një…

Trump i jep ultimatum të ri Iranit: Hapni Ngushticën ose për 48 orë “do shρërthejë Ferri”

Presidenti amerikan Donald Trump ka lëshuar një tjetër paralajmërim të fortë ndaj Iranit, duke theksuar se afati për arritjen e një marrëveshjeje është drejt fundit. Në një…

Horoskopi ditor, e Premte 3 Prill 2026

Dashi Dite shume delikate kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Asgjë nuk ka për te ecur ashtu si e kishit ëndërruar dhe madje…