Një vajzë nga Tirana i është drejtuar redaksisë së JOQ Albania për ndihmë, pasi ka humbur kontaktet me vëllain e saj që prej muajit maj të vitit 2024 dhe nuk di asgjë për fatin e tij.
Ajo tregon se bëhet fjalë për 26-vjeçarin Klevis Xhani, i cili jetonte dhe punonte në Alicante të Spanjës. Fillimisht ai ishte i rregullt dhe i përkushtuar ndaj familjes, por më pas, sipas saj, u përfshi në përdorimin e substancave që i ndryshuan sjelljen.
“Filloi të na kërkonte para dhe debatonte me ne. Që nga maji i vitit 2024 nuk kemi asnjë shenjë jete prej tij, nuk hap më telefonin, nuk i shkojnë mesazhet, duket sikur ka bllokuar çdo kontakt ose ka ndërruar numër,” – shkruan ajo në mesazhin dërguar në redaksinë tonë.
Rasti është raportuar edhe në polici, por deri më tani nuk dihet asgjë për fatin e tij.
Familja është tepër e shqetësuar dhe kërkon vetëm të dijë nëse ai është mirë.
Nëse ndokush që jeton në Alicante ose që e ka njohur Klevisin ka ndonjë informacion për të, është i lutur të kontaktojë në numrin: 0697846397.