Si do te mbyllet muaji Gusht? Lajmi qe nuk pritej, si do te jete java e pare e shtatorit? Meteorologia tregon kthesen e motit

Pjesa e dytë e gushtit ka nisur me temperatura disi më të freskëta dhe mot të paqëndrueshëm, njoftoi meteorologia Lajda Porja

Ajo bëri me dije se gjatë kësaj jave priten alternime midis kthjellimesh, vranësirash dhe reshjesh të izoluara shiu në disa zona të vendit.

Sipas meteorologes, të martën dhe të mërkurën, pritet që temperaturat të qëndrojnë në nivelet aktuale.

Ndërsa të enjten do të shënohet një rritje graduale në qarqet e Shkodrës, Beratit, Elbasanit dhe Gjirokastrës.

Nga e marta deri të enjten, bregdeti do të shfaqë mot të qëndrueshëm, me diell dhe vranësira në Velipojë, Shengjin, Durrës, Sarandë dhe Ksamil.

Ndërsa zona e Vlorës do të mbetet pa reshje.

Në zonat malore të juglindjes dhe verilindjes reshjet do të jenë më të dukshme gjatë gjithë javës, ndërsa temperaturat do të luhaten mes 31 dhe 34 gradë Celsius.

Meteorologia shtoi se qytete si Tirana, Fieri dhe Lushnja do të regjistrojnë temperatura deri në 34 gradë Celsius gjatë javës.

Në fundjavë pritet një ulje e temperaturave ku maksimumi do të jetë rreth 31 gradë Celsius.

Megjithatë, Lajda Porja paralajmëroi se java e fundit e gushtit do të sjellë masa të nxehta afrikane, me temperatura që mund të arrijnë deri në 39 gradë Celsius, duke shtuar se kjo valë nxehtësie pritet të vazhdojë edhe në javën e parë të shtatorit.

Related Posts

I fundit! Risi e madhe, ja lajmi qe dha Rama sot

Një tjetër risi për drejtuesit e autmomjeteve. Që prej datës 19 gusht, Certifikata e Aftësimit Profesional (CAP) e integruar përfshihet automatikisht në lejen e drejtimit si Kodi…

Kiara nuk mban lotët në koncertin e Luizit në Shkodër

Mbrëmë, në qytetin e tij të lindjes Shkodër, këngëtari i njohur Luiz Ejlli mbajti një koncert spektakolar, duke mbledhur mijëra fansa dhe duke i dhuruar publikut një…

Rama jep lajmin e mirë për shoferët, ja ndryshimi i befasishëm tek patenta…

Një lajm i mirë për shoferët vjen nga Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor. Болката во зглобовите ќе помине за 3 дена! Користете пред спиење…

E frikshme në aeroport ! Një person i vë flakën sportelit të biletave

Një ngjarje e frikshme ndodhi mëngjesin e së mërkurës në Terminalin 1 të Aeroportit të Malpensës, pas një zjarri të shkaktuar nga hedhja e lëngut të ndezshëm…

19-vjeçari udhëtoi që të takonte të dashurën e tij, ajo e rrëmben dhe e shet për skllav

Një 19-vjeçar nga Kina ka rënë viktimë e një tradhtie të pabesueshme, pasi e dashura e tij 17-vjeçare e shiti si skllav në Myanmar. Sipas motrës së…

E trishtë/ Kërkohej ndihmë për trajtimin e saj, ndahet nga jeta drejtoresha e Shëndetësisë, Greta Kryeziu

Eshtë ndarë nga jeta drejtoresha e Shëndetësisë në komunën e Kamenicës, Greta Kryeziu. Lajmin e hidhur sot në mëngjes e dhanë familjarët dhe Komuna e Kamenicës. Ajo…