Nëna e 5 fëmijëve kërkon ndihmë nga shqiptarët: Jam në borxhe

Mes halleve të përditshme, shpesh harrojmë se diku pranë nesh jetojnë njerëz që luftojnë për të siguruar gjërat më të domosdoshme të jetës. Mes tyre është dhe një nënë e re nga Bathorja, e dëshpëruar nga vështirësitë ekonomike.

Ajo i është drejtuar redaksisë sonë për të bërë një thirrje publike për ndihmë. Zonja është nënë e pesë fëmijëve, djali i madh është 12 vjeç, ndërsa më të vegjlit janë dy binjakë që erdhën në jetë para 6 muajsh. Në vend që të gëzohet për rritjen e tyre, ajo shprehet se jetesa është kthyer në një betejë të pamundur.

Familja mbahet vetëm me një rrogë 600 mijë lekë të vjetra, nga të cilat 350 mijë shkojnë për qira. Me pjesën e mbetur ajo duhet të sigurojë ushqim, rroba, ilaçe dhe gjithçka tjetër që nevojitet për pesë fëmijët. Shpesh e detyruar nga nevoja, është futur në borxhe në dyqanet e lagjes dhe në farmaci, vetëm që të marrë ushqim për bebat.

“Kam hyrë në borxhe te dyqanet dhe te farmacitë që marr ushqim për bebat. Ju lutem të gjithë shqiptarëve kudo që ndodhen të më ndihmojnë,” thotë ajo.

Krahas ushqimit, kjo nënë ka nevojë urgjente edhe për një karrocë për binjakët, që ta lehtësojë sadopak barrën e saj të përditshme. Ajo ka lënë në dispozicion numrin e saj të telefonit për këdo që ka mundësi dhe dëshirë të kontribuojë: +355 69 29 29 227.

“Jam një motër nga Bathorja. Jetoj me qira, kam 5 fëmijë të moshave 12, 4, 3 dhe dy binjakë 6 muajsh. S’kemi mundësi ekonomike… Ju lutem më ndihmoni, edhe me një karrocë për binjakët nëse është e mundur,” shkruan zonja me shpresën se dikush do t’i dëgjojë.

Related Posts

Ç’po ndodh në Rinas!? Vjen lajmi që prek çdo shqiptar! Njoftohet me urgjencë se do të

Njoftohet me urgjencë se do të Tiranë, 2026 – Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) ka kënaqësinë të njoftojë nje lajm te madh qe prek cdo shqiptar per…

Moti te dielen, surprizat e forta te fundjaves

Pas luhatjeve të fundit të temperaturave, nga neser moti, si nje surprize te madhe per fundjaven, do te të sjellë një stabilizim të plotë të kushteve atmosferike…

Miliarda euro për råketa dhe dronë, a po përgatitet Franca për Iuftë?

Franca po përgatit një plan gjigant ushtarak me vlerë miliarda euro, duke synuar një rritje drastike të stokut të raketave dhe dronëve deri në vitin 2030, në…

Garë për gjetjen e pilotit të zhdukur të F-15 në Iran, SHBA-të dërgojnë komando, Teherani ofron shpërblim

Një operacion kritik shpëtimi është duke u zhvilluar, ndërsa SHBA-të dhe Irani janë në garë për të gjetur një pilot amerikan i cili është zhdukur pasi një…

Trump i jep ultimatum të ri Iranit: Hapni Ngushticën ose për 48 orë “do shρërthejë Ferri”

Presidenti amerikan Donald Trump ka lëshuar një tjetër paralajmërim të fortë ndaj Iranit, duke theksuar se afati për arritjen e një marrëveshjeje është drejt fundit. Në një…

Horoskopi ditor, e Premte 3 Prill 2026

Dashi Dite shume delikate kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Asgjë nuk ka për te ecur ashtu si e kishit ëndërruar dhe madje…