“Ju lutem na nxirrni jashtë, na shpëtoni”- 3 shqiptarët u d*gjën të gj’aIIë brenda makinës në sy të familjarëve të tyre, dëshmitari rrëfen tm*rrin

Një dëshmitar okular ka treguar momentet e fundit të jetës së 3 shqiptarëve që humbën jetën në një aksident tragjik në autostradën Egnatia, pasi u dogjën brenda mjetit ku udhëtonin.

Makina e tyre shpërtheu në flakë duke u marrë jetën, ndërsa vetëm një grua arriti që të mbijetonte nga aksidenti i rëndë që ndodhi pasditen e së hënës.

“Mund t’i dëgjonim të tre personat duke na lutur t’i nxirrnim jashtë. ‘Na nxirrni jashtë, na nxirrni jashtë’. Ata bërtisnin ‘ndihmë, na nxirrni jashtë, na shpëtoni’. Po digjeshin të gjallë. I pamë me sytë tanë dhe të tre ishin karbonizuar. Nuk mundëm t’i nxirrnim jashtë, ishin bllokuar”, tha dëshmtari për ANT1.

Duke shpjeguar se çfarë ndodhi, ai tha gjithashtu se “Brenda një sekonde të shkurtër, makina mori flakë. Filloi të bënte shumë shpërthime. Zjarri vinte nga kamioni. Ishte i shpejtë.”

Viktimat po ktheheshin nga një dasmë

Viktimat e aksidentit tragjik me makinë janë Viktor Bushi 59-vjeçar, gruaja e tij 57-vjeçare, Marianka, dhe një miku i tyre Klarenc Kacaj, 61-vjeç i cili ishte ulur në sediljen e pasagjerit.

Marianka ishte ulur në sediljen e pasme të makinës pranë gruas 49-vjeçare të Klarenc Kacaj.

Mardalena Kaçaj është e vetmja e mbijetuar pasi arriti të dilte nga makina që po digjej.

Të katërt po ktheheshin nga një dasmë në Xanthi, ndërsa në makinën e dytë që goditi kamioni udhëtonin vajza e Viktorit dhe Mariankës, dhëndri i tyre si edhe nipi e mbesa e viktimave, të moshës 4 dhe 6 vjeç.

Kur kamioni goditi makinën që drejtohej nga 59-vjeçari, ata më pas u përplasën me makinën në të cilën udhëtonin vajza e tij shtatzënë, bashkëshorti i saj dhe dy fëmijët e tyre.

Të dyja makinat ishin duke shkuar për në Ksanthi, në një radhë 600 metrash te pika e pagesës. Një zjarr shpërtheu në vendngjarje, duke rezultuar në vdekjen e shoferit 59-vjeçar, bashkëshortes së tij dhe mikut të tij

Related Posts

30 vjet pa të atin/ Djali çek kërkon babain shqiptar që nuk e ka takuar kurrë: U takua me nënën time në Gjermani

Roman Kun?ar, është një i ri nga Çekia që ka mbërritur pak ditë më parë në Shqipëri me një mision mjaft të veçantë. Roman, i cili këtë…

“Rama delegon pushtetin real”, gazetari i njohur paralajmëron: Balluku rrezikon të ketë fatin e Veliajt

Gazetari Bledian Koka, i ftuar në një emision televiziv, ka analizuar përbërjen e re të kabinetit qeveritar dhe rolin në rritje të zv/kryeministres Belinda Balluku. Sipas Kokës,…

“Erion Veliaj sot, ‘u varros’ politikisht”/ Mandati 4 qeverisës, reagon analisti: Vetëm Rama mund ta bëjë këtë…

Kryeministri Edi Rama këtë enjte shpalosi prioritetet dhe përgjegjësitë që u kërkon mandati i katërt, duke prezantuar edhe kabinetin e katërt qeverisës. Në një emision televiziv, analisti…

Dikur pjesë e Kembrixh, kush është mjekja radiologe që Rama emëroi si Ministre Shëndetësie

Profesoresha e radiologjisë, Evis Sala, është ministrja e re e Shëndetësisë. Sala do të kthehet nga Italia në Shqipëri, ku me njohuritë dhe eksperiencën e saj, do…

Dreka me verë e peshk në burg, gazetarja: Bëmë gëzuar për lirimin e tij nga qelia…!

E ftuar në “Live From Tirana” ka qenë gazetarja e njohur Anduena Llabani, e cila bëri bujë me deklaratën e saj ku tha se kishte konsumuar një…

Horoskopi i Dashurisë nga Paolo Fox për periudhën 11–17 shtator 2025 për çifte dhe beqarët

Çdo mesjavë, pas zodiakut javor të të Hënës, Paolo Fox sjell dhe horoskopin enkas për dashurinë. Kjo periudhë 11 deri 17 shtator 2025 sjell emocione të forta…