“U νɾᶏ, mos kërkoni”/ Zhduket 30-vjeçari shqiptar, ja mesazhi që mori familja

“Është vr arë, mos e kërkoni!”. Është ky mesazhi anonim që alarmoi familjen e Miklovan Danajt, një eksponent i spikatur i narkotrafikut, i zhdukur në Spanjë që prej datës 11 maj.

Personi i fundit që ka takuar 30-vjeçarin ka qenë bashkëshortja, të cilët së bashku kishin shkuar në një qendër shëndetësore për t’i bërë vaksinën vajzës së tyre 8 muajshe.

Pas këtij momenti, për 30-vjeçarin e lindur në Gur të Zi, Shkodër nuk ka asnjë shenjë jete dhe fati i tij mbetet mister. Miklovani, i njohur ndryshe me nofkën “Keli” rezulton një emër i rëndësishëm në trafikun e drogës në Evropë, si drejtuesi i një prej grupeve më të fuqishme në këtë aktivitet kriminal.

Përfshirja e të riut shqiptar në narkotrafikun mund të këtë qenë shkaku i zhdukjes së tij nga rivalët, pasi ka dyshime se fillimisht është marrë peng, më pas e kanë vrarë dhe trupin e tij e kanë hedhur në det.

Familjarët kanë bërë kallëzim në policinë spanjolle, por deri në këto momente nuk ka asnjë reagim zyrtar. Miklovan Danaj ka jetuar për një kohë të gjatë me familjen në Pisa të Italisë, më pas u zhvendos në Marbella të Spanjës, një nga nyjet kryesore të hyrjes së kokainës në Evropë.

Familja kërkon ndihmë edhe nga autoritetet italiane dhe ato shqiptare, me shpresën se Miklovani është gjallë. I vetmi sinjal në këto tre muaj ka qenë sms në telefonin e familjarëve të tij nga një person i panjohur që ka dhënë lajmin e kobshëm. Para se të emigronte në Spanjë, Miklovan Danaj ka qenë i dënuar me burg edhe ne Itali për një periudhë 3 mujore

Related Posts

Ç’po ndodh në Rinas!? Vjen lajmi që prek çdo shqiptar! Njoftohet me urgjencë se do të

Njoftohet me urgjencë se do të Tiranë, 2026 – Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) ka kënaqësinë të njoftojë nje lajm te madh qe prek cdo shqiptar per…

Moti te dielen, surprizat e forta te fundjaves

Pas luhatjeve të fundit të temperaturave, nga neser moti, si nje surprize te madhe per fundjaven, do te të sjellë një stabilizim të plotë të kushteve atmosferike…

Miliarda euro për råketa dhe dronë, a po përgatitet Franca për Iuftë?

Franca po përgatit një plan gjigant ushtarak me vlerë miliarda euro, duke synuar një rritje drastike të stokut të raketave dhe dronëve deri në vitin 2030, në…

Garë për gjetjen e pilotit të zhdukur të F-15 në Iran, SHBA-të dërgojnë komando, Teherani ofron shpërblim

Një operacion kritik shpëtimi është duke u zhvilluar, ndërsa SHBA-të dhe Irani janë në garë për të gjetur një pilot amerikan i cili është zhdukur pasi një…

Trump i jep ultimatum të ri Iranit: Hapni Ngushticën ose për 48 orë “do shρërthejë Ferri”

Presidenti amerikan Donald Trump ka lëshuar një tjetër paralajmërim të fortë ndaj Iranit, duke theksuar se afati për arritjen e një marrëveshjeje është drejt fundit. Në një…

Horoskopi ditor, e Premte 3 Prill 2026

Dashi Dite shume delikate kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Asgjë nuk ka për te ecur ashtu si e kishit ëndërruar dhe madje…