Autostrada në 150 km/orë/ Ky shtet rrit kufirin e shpejtësisë

Çekia shton kufirin e shpejtësisë në autostrada deri në 150 kilometra në orë, duke u bërë vendi i parë mes anëtarëve të Bashkimit Europian që arrin këtë nivel.

Autoritetet rrugore vendase po vendosin tabela me kufijtë e rinj të lëvizjes me shpejtësi në segmente të caktuar të autostradave të vendit, që janë kryesisht të drejta dhe me një gjatësi të konsiderueshme.

Një prej tyre është segmenti 50 kilometërsh Çeske Budejovice Tabor, një nga rrugët që lidhin jugun e vendit me Pragën, që do të jetë e para që do t’i nënshtrohet një testimi, duke nisur nga fundi i shtatorit para se të jepet aprovimi përfundimtar edhe për autostrada të tjera të vendit.

Kufiri aktual i shpejtësisë është 130 kilometra në orë, por me vendimin e ri, Çekia i merr kryesimin Polonisë dhe Bullgarisë, ku me automjet lejohet të udhëtosh me deri në 140 kilometra në orë. Vetëm Gjermania nuk mund të kapërcehet për momentin, pasi në autostradat që lidhin qytetet e mëdhenj, prej dekadash nuk ka kufi shpejtësie.

Vendimi i qeverisë së djathtë çeke shkon përkundër disa vendeve europiane si Austria dhe Holanda që vitet e fundit e kanë ulur kufirin e shpejtësisë për të ulur çlirimin e gazrave karbonikë e për të rritur të ardhurat nga gjobat.

Shqipëria ka kufirin më të ulët të shpejtësisë, 110 km/h, duke u krahasuar me vende si Suedia dhe Finlanda, ku për shkak të kushteve të motit si vende të ftohta me ngrica dhe dëborë, autoritetet nuk kanë arritur ta shtojnë këtë kufi.

Related Posts

Ç’po ndodh në Rinas!? Vjen lajmi që prek çdo shqiptar! Njoftohet me urgjencë se do të

Njoftohet me urgjencë se do të Tiranë, 2026 – Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) ka kënaqësinë të njoftojë nje lajm te madh qe prek cdo shqiptar per…

Moti te dielen, surprizat e forta te fundjaves

Pas luhatjeve të fundit të temperaturave, nga neser moti, si nje surprize te madhe per fundjaven, do te të sjellë një stabilizim të plotë të kushteve atmosferike…

Miliarda euro për råketa dhe dronë, a po përgatitet Franca për Iuftë?

Franca po përgatit një plan gjigant ushtarak me vlerë miliarda euro, duke synuar një rritje drastike të stokut të raketave dhe dronëve deri në vitin 2030, në…

Garë për gjetjen e pilotit të zhdukur të F-15 në Iran, SHBA-të dërgojnë komando, Teherani ofron shpërblim

Një operacion kritik shpëtimi është duke u zhvilluar, ndërsa SHBA-të dhe Irani janë në garë për të gjetur një pilot amerikan i cili është zhdukur pasi një…

Trump i jep ultimatum të ri Iranit: Hapni Ngushticën ose për 48 orë “do shρërthejë Ferri”

Presidenti amerikan Donald Trump ka lëshuar një tjetër paralajmërim të fortë ndaj Iranit, duke theksuar se afati për arritjen e një marrëveshjeje është drejt fundit. Në një…

Horoskopi ditor, e Premte 3 Prill 2026

Dashi Dite shume delikate kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Asgjë nuk ka për te ecur ashtu si e kishit ëndërruar dhe madje…