Jo vetëm ushqimet, po shtrenjtohen dhe produktet e tjera! Inflacioni bazë arrin nivelet më të larta prej fillimit të vitit 2024

Inflacioni bazë u rrit për të pestin muaj radhazi në korrik dhe ka arritur nivelet më të larta që prej fillimit të vitit 2024.

Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, inflacioni bazë u rrit në 2.91%, nga 2.69% që kishte qenë për qershorin. Inflacioni bazë ka përvijuar gjithashtu një tendencë të qëndrueshme të rritjes me bazë vjetore. Në qershorin e vitit të kaluar ai kishte qenë në nivelin 2.29%

Nënshporta që mat inflacionin bazë është zgjeruar lehtësisht me rishikimin e peshave në vitin 2025, në 69.6% të totalit të shportës së IÇK-së, nga 69% në vitin 2024.

Inflacioni bazë përjashton kryesisht ato produkte që kanë luhatshmëri të lartë, produktet ushqimore dhe ato energjetike dhe ka si qëllim kryesor ta zhveshë rritjen e përgjithshme të çmimeve nga luhatjet me natyrë më afatshkurtër.

Në raportin e fundit të politikës monetare, Banka e Shqipërisë vlerësonte se inflacioni vazhdon të jetë nën objektivin prej 3%, i ndikuar nga rënia e inflacionit nga jashtë, mbiçmimi i kursit të këmbimit dhe goditjet e përsëritura të ofertës. Por, nga ana tjetër presionet e brendshme inflacioniste mbeten të qëndrueshme, duke sugjeruar se aktiviteti ekonomik është pranë potencialit.

Sipas Bankës së Shqipërisë, inflacioni bazë ngelet mbi inflacionin total dhe mbi mesataren e vet të dekadës së fundit, ndërkohë që inflacioni i brendshëm kaloi vlerën e inflacionit total në muajin qershor dhe vijon të mbetet mbi mesataren respektive, duke filluar nga muaji mars i këtij viti. Këto vlerësime konfirmojnë qëndrueshmërinë e presioneve inflacioniste, por, megjithatë, në muajin korrik, Banka e Shqipërisë vendosi të ulë normën bazë të interesit nga 2.75% në 2.5%. Kjo ishte ulja e tretë e normës bazë të interesit në harkun e një viti.

Rritja e vazhdueshme e inflacionit bazë deri në kufirin e 3% mund të jetë një sinjal i një ndryshimi të ri në kursin e politikës monetare në muajt e ardhshëm.

Paralelisht me inflacionin bazë, edhe inflacioni bazë neto për qershorin u rrit në 3.04%, nga 2.45% që kishte qenë për qershorin. Inflacioni bazë neto përjashton më tej nga inflacioni edhe nëngrupet e ushqimeve të përpunuara (përfshirë bukën dhe drithërat) dhe matet mbi 44.6% të shoqërisë së IÇK-së.

Ndërkohë, inflacioni që përjashton të gjitha produktet ushqimore dhe energjetike për muajin korrik u rrit në 2.94%, nga 2.45% që kishte qenë në muajin qershor.

Sipas INSTAT, inflacioni total në ekonomi, i matur për të gjithë shportën e mallrave dhe shërbimeve të konsumit për korrikun u rrit më tej në 2.5%, nga 2.4% që kishte qenë për muajin qershor dhe 2.1% që kishte qenë një vit më parë./Monitor

Related Posts

E bùjshme! ‘Hèrmano’ tek Portokallia del në mèsazhet e grupeve kríminale, s’do ta bèsoni çfarë u zbulua

Batuta e famshme “Hermano, ke pasa”, e kthyer në virale nga aktori i Portokallisë Visjan Ukcenaj në rolin e “King North”, duket se ka kapërcyer kufijtë e…

Andi Bùshati shtang popullin: Ja pse koka e SPAK nuk do arrèstojë Ramën, keto jane ‘ndèret’ e mëdha që i ka bèrë

Analisti Andi Bushati ka ngritur pikëpyetje mbi pavarësinë e SPAK-ut dhe aftësinë e tij për të hetuar çështje që prekin nivelet e larta të politikës, përfshirë kryeministrin…

Zbulohet pse u anùlua emisioni “OPINION”! Fevziu reágon i revòltuar: Tv Klan duhet…

Blendi Fevziu ka reaguar publikisht për të shuar zërat dhe teoritë konspirative lidhur me mostransmetimin e emisionit “Opinion” mbrëmjen e djeshme. Në një video-mesazh, ai sqaroi se…

Reshje bore natën e Vitit të Ri! Paralajmëron eksperti: Temperaturat deri në -20…

Ndërrimi i viteve në Kosovë duket se do jetë me reshje bore, po edhe temperatura ekstreme polare. Menaxheri i departamentit meteorologjik në KANS, Sherif Gosalci ka thënë…

Aks*dent i trefishtë në aksin Shupenzë–Maqellarë! PIagoset rëndë shoferi… niset me urgjencë drejt spitalit

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar pasditen e sotme në aksin Shupenzë–Maqellarë, ku janë përfshirë tre automjete, mes tyre edhe një mjet me targa bullgare. Sipas…

Horoskopi ditor, e mërkurë 17 dhjetor 2025

Dashi Dite mjaft pozitive dhe e mbushur me momente te lumtura kjo e sotmja për te dashuruarit. Do ndani çdo mendim dhe emocione me atë qe keni…