Gjest human në autostradë, polici ndihmon qytetarët

Jo gjithmonë lajmet për policinë lidhen me ngjarje negative. Këtë herë, një qytetar ka dërguar në redaksinë e JOQ një video që tregon anën njerëzore të uniformave blu.

Ngjarja ka ndodhur këtë pasdite në autostradën Durrës–Tiranë, menjëherë pasi kalohet Qafa e Kasharit, në drejtim të Tiranës. Një polic është parë duke shtyrë një automjet të prishur, për ta lëvizur nga rruga. I lodhur, por i vendosur, efektivi ka treguar se detyra nuk është vetëm të gjobisë apo të ndëshkojë, por edhe të ndihmojë qytetarët në momente të vështira.

Ky gjest i vogël, por i madh në domethënie, është një shembull se si policia mund të fitojë respektin dhe mirënjohjen e qytetarëve, duke treguar humanizëm dhe përkushtim ndaj shërbimit publik.

Mesazhi i qytetarit:
Përshëndetje JOQ, mund t’i postoni edhe këto video pozitive për policin. Nuk ka vetëm veprime negative. Në autostradën Durrës–Tiranë, sapo kalon Qafën e Kasharit në drejtim të Tiranës, iu këput supi të shkretit polic dhe e ka shtyrë me sup. Sot mbasdite.

Related Posts

Horoskopi ditor, e mërkurë 17 dhjetor 2025

Dashi Dite mjaft pozitive dhe e mbushur me momente te lumtura kjo e sotmja për te dashuruarit. Do ndani çdo mendim dhe emocione me atë qe keni…

Spiropali rihap ‘Iuftën’ me grekët: Hiqni ligjin e Iuftës!

Spiropali kërkon heqjen e ligjit të luftës: Referencë atavike nga Lufta e Dytë Botërore, të shohim drejt së ardhmes Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, ka kërkuar heqjen…

SPAK shpall akuza të reja për Belinda Ballukun: Është e zhytur në 7 vepra të tjera penale

SPAK zgjeron hetimin ndaj Ballukut, shtohen akuza për disa procedura të tjera prokurimi Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka zgjeruar hetimin ndaj zëvendëskryeministres…

Euro prek një minimum të ri historik

Kursi i këmbimit Euro–Lek vijon tendencën rënëse, duke shënuar një minimum të ri historik. Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, euro u këmbye këtë javë me…

Foto të trishta! Familje shqiptare nuk do të kthehet në atdhe, fle para bashkisë. Solidarizohen banorët

Ndërsa sezoni i festave po afrohet, një familje shqiptare me katër fëmijë, përfshirë një foshnjë 20 muajshe me probleme shëndetësore, ndodhet pa strehë në qytetin e Montpellier,…

Skenë e pabesueshme! Deputetet kapen për flokësh (VIDEO)

Një grup ligjvënësesh gra në Kongresin e Meksikës u përfshinë në një përleshje fizike më 15 dhjetor, me kamerat që transmetuan drejtpërdrejt përleshjen, ndërsa ato i tërhiqnin…