Tm*rr ne Tirane! Pl*gosja e 21-vjeçarit në Tiranë, 3 autorët i shkojnë në shtëpi dhe i presin njërin vesh

Të tjera detaje kanë dalë nga ngjarja e rëndë e ndodhur në Tiranë, ku një 21-vjeçar u plagos rëndë nga 3 shtetas.

Burime për A2 CNN bëjnë me dije se sherri ka nisur në rrjetet sociale, më pas 3 autorët i kanë shkuar 21-vjeçarit te shtëpia dhe e kanë goditur me shishe në kokë.

Mes dëmtimeve të shumta, mësohet se 21-vjeçarit i është prerë totalisht edhe njëri vesh, shkruan A2 CNN.

Përmes një njoftimi, Policia bën të ditur se ka arrestuar 3 autorët dhe se ngjarja ka ndodhur pas një konflikti për motive të dobta, ndërkohë që 21-vjeçari ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Materialet u referuan Prokurorisë për veprën penale “Plagosje e rëndë me dashje” e kryer në bashkëpunim, shkruan A2 CNN.

Tiranë-Plagosën rëndë për motive të dobëta një 21-vjeçar, identifikohen dhe vihen në pranga 3 shtetas.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 2, pas marrjes së njoftimit se në rrugën “Mihal Popi”, kishte ndodhur një konflikt gjatë të cilit ishte dëmtuar me sende të forta një shtetas, kanë organizuar menjëherë punën për kapjen e autorve dhe vënien e tyre përpara përgjegjësisë ligjore.

Si rezultat i veprimeve të shpejta u identifikuan dhe u vunë në pranga shtetasit: F. F., 18 vjeç, M. D., 21 vjeç dhe S. T., 19 vjeç, të tre banues në Tiranë.

Këta shtetas, në rrugën “Mihal Popi” pas një konflikti për motive të dobëta, kanë goditur me sende të forta shtetasin M. B., 21 vjeç, duke i shkaktuar dëmtime të rënda. Aktualisht, 21-vjeçari ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Materialet u referuan Prokurorisë për veprën penale “Plagosje e rëndë me dashje” e kryer në bashkëpunim. (A2 Televizion),

Related Posts

Hëna e Re në Shigjetar: Një kapitull i ri fillon për këto 3 shenja të zodiakut këtë të shtunë 20 dhjetor 2025

Hëna e Re në Shigjetar: Një kapitull i ri nis për këto 3 shenja më 20 dhjetor 2025 Hëna e Re në Shigjetar më 20 dhjetor sjell…

Ish-ministri i qeverisë Rama bën deklaratën e fortë: Shqipëria të bëjë kujdes, pritet të…

Ish-ministri i Bujqësisë në qeverinë “Rama 1”, Etmond Panariti ka folur për një nga çështjet e kufirit detar me Greqinë. Panariti tha se Shqipëria “duhet të bëjmë…

Imuniteti i Ballukut, eksperti tregon si do të veprohet: Kuvendi ka 3 muaj kohë, por mandati…

SPAK i kërkon Kuvendit ti heqi imunitetit zv/kryeministres Belinda Balluku, dhe kanë lindur shumë pyetje lidhur mbi procedurat ligjore që do të duhet të ndiqen. Çfarë ndodh…

Ja përse burrat zënë dash*ore edhe kur kanë gra apo të dashura, e dinit?

Pjesa më e madhe e meshkujve që kanë të da shura, partnere, bashkëjetuese apo gra, hedhin sytë shpesh tek femrat e tjera dhe po aq shpesh priten…

“Ai është TAPË, pi alk*ol…”/ PL*S GRUSHTI në Përputhen, çfarë ndodhi mes djemve? (Video)

Një situatë e pakëndëshme ka ndodhur në episodin e sotëm të programit të dashurisë Përputhen. Dy nga konkurentët Ibrahimi dhe Josipi, kanë degraduar me fjalë deri në…

Supercikloni po vjen drejt Europës, rrezik për përmbytje dhe erëra ek*treme

Vorbulla Polare ka shkaktuar zhvillimin e një cikloni jashtëzakonisht intensiv mbi Atlantikun e Veriut, i cili sot po zhvillohet pranë Newfoundland në Kanada dhe po bëhet stuhia…