Tre shqiptarët u dogjën të gjallë teksa ktheheshin nga Athina, policia greke arreston shoferin e kamionit! 56-vjeçari bullgar shkaktoi aksidentin tragjik

56-vjeçari bullgar, drejtues i kamionit që shkaktoi aksidentin e rëndë në autostradën Egnatia pranë pikës së pagesës në Iasmos, Rodopi, është lënë në paraburgim pas dëshmisë së tij para hetuesit.

Pas daljes nga spitali ditët e fundit, i dyshuari u paraqit sot para autoriteteve gjyqësore greke. Sipas mediave vendase, deklarimet e tij nuk bindën hetuesin dhe prokurorin, të cilët vendosën masën e sigurisë me burg pa afat.

Kujtojmë se drejtuesi i kamionit akuzohet për vrasje nga pakujdesia, lëndime trupore dhe drejtim të rrezikshëm të mjetit.

Aksidenti ndodhi rreth 600 metra para pikës së pagesës, kur kamioni u përplas me dy automjete që ndodheshin të ndaluara në radhë. Përplasja ishte aq e fortë sa automjeti i parë shpërtheu në flakë, duke lënë të vdekur në vend tre persona, një çift 59 dhe 57 vjeç dhe një tjetër viktimë 61-vjeçare, të gjithë nga Shqipëria.

Rezultatet e analizave toksikologjike pritet të publikohen në ditët në vijim për të zbuluar nëse drejtuesi i kamionit kishte konsumuar alkool. Ndërkohë, është caktuar edhe një ekspert teknik për të përcaktuar saktësisht shpejtësinë me të cilën lëvizte mjeti në momentin e përplasjes.

Detaje të reja tronditëse janë zbuluar nga autopsia e kryer mbi trupat e viktimave, të cilën e ka bërë publike portali grek protothema.gr.

Sipas mjekut ligjor Nikolaos Kifnidis, tre viktimat ishin ende gjallë kur shpërtheu zjarri në automjet, por kishin humbur ndjenjat për shkak të plagëve të rënda nga përplasja.

Trupat e tyre paraqitën dëmtime të rënda në kokë, kraharor dhe bark, me fraktura në brinjë dhe dëmtime të organeve të brendshme. Ndër të tjera, edhe drejtuesi i automjetit rezultoi me një frakturë në bazën e kafkës.

Shkaku i vdekjes nuk ishte përplasja, por djegia nga flakët, ndërkohë që besohet se viktimat ishin pa ndjenja në momentin e shpërthimit të zjarrit

Related Posts

Ç’po ndodh në Rinas!? Vjen lajmi që prek çdo shqiptar! Njoftohet me urgjencë se do të

Njoftohet me urgjencë se do të Tiranë, 2026 – Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) ka kënaqësinë të njoftojë nje lajm te madh qe prek cdo shqiptar per…

Moti te dielen, surprizat e forta te fundjaves

Pas luhatjeve të fundit të temperaturave, nga neser moti, si nje surprize te madhe per fundjaven, do te të sjellë një stabilizim të plotë të kushteve atmosferike…

Miliarda euro për råketa dhe dronë, a po përgatitet Franca për Iuftë?

Franca po përgatit një plan gjigant ushtarak me vlerë miliarda euro, duke synuar një rritje drastike të stokut të raketave dhe dronëve deri në vitin 2030, në…

Garë për gjetjen e pilotit të zhdukur të F-15 në Iran, SHBA-të dërgojnë komando, Teherani ofron shpërblim

Një operacion kritik shpëtimi është duke u zhvilluar, ndërsa SHBA-të dhe Irani janë në garë për të gjetur një pilot amerikan i cili është zhdukur pasi një…

Trump i jep ultimatum të ri Iranit: Hapni Ngushticën ose për 48 orë “do shρërthejë Ferri”

Presidenti amerikan Donald Trump ka lëshuar një tjetër paralajmërim të fortë ndaj Iranit, duke theksuar se afati për arritjen e një marrëveshjeje është drejt fundit. Në një…

Horoskopi ditor, e Premte 3 Prill 2026

Dashi Dite shume delikate kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Asgjë nuk ka për te ecur ashtu si e kishit ëndërruar dhe madje…