Në Pembroke të New York, një autobus me turistë u përplas me një kamion. Sipas CNN, më shumë se 50 persona, përfshirë fëmijë, u përfshinë në aksident.
Aksidenti ndodhi pranë qytetit Pembroke, rreth 48 km nga qyteti i Buffalos.
Ekipet e reagimit ndaj emergjencave janë në vendngjarje, por autoritetet thanë se janë kërkuar ambulanca shtesë dhe mbështetje mjekësore. Të paktën një fëmijë është midis viktimave të aksidentit të autobusit, tha një polic për mediat.
“Ndërsa po përparojmë në këtë situatë, për fat të keq po humbasim më shumë njerëz”, thotë ai.
“Shumica e njerëzve në autobus nuk kishin rripin e sigurimit”
“Kishte disa fëmijë në bord dhe disa mund të jenë ende të bllokuar poshtë mjeteve”, u shpreh ai.