“PS është problem më vete”/ Shpërthen juristi: Rama mund të largojë të gjithë me përjashtim të Ballukut, Spiropalit…

Kreshnik Spahiu tha sot në një intervistë televizive se kryeministri Edi Rama pritet të ndryshojë të paktën 90% të kabinetit të tij qeveritar dhe vetëm 2-3 ministra mund të shpëtojnë dhe të ruajnë portofolet e tyre, ndërsa do të zgjedhë ministra teknokratë për të arritur synimin e integrimit në BE.

Juristi shpjegoi se ndryshe nga PD-ja që është antagoniste, Partia Socialiste prodhon opozitë brenda vetes dhe çështje në situata krizash të ndryshme dhe sidomos kur ka problematika me drejtësinë, duke mos kursyer as figura drejtuese.

Dhe kjo është strategji e kryeministrit Edi Rama, që tani ka vetëm dy halle kryesore politike, atë me ndërkombëtarët për integrimin dhe drejtësinë që i ka shenjëstruar kabinetin qeveritar.

“Ajo që ndodh me PS është problem më vete. Sa herë PS ka kriza, ka protesta nga opozita, ka fatkeqësi natyrore apo probleme me SPAK, ajo nuk rrudhet por forcohet. Krijon probleme brenda vetes, shemb lokale, hotele, restorante, ndryshon drejtues, pra krijon një opozitë brenda vetes sa herë ka kriza. Nëse Berisha ka një variant me protesta e protesta apo qeveri teknike e revolucion, Rama është më i lexueshëm.

Spahiu mendon se Rama në shtator do të ketë një qeveri me më shumë ministra teknokratë, për të mos thënë se do ndryshojë të gjithë kabinetin.

“Unë mendoj se do bëjë një qeveri teknokratësh, edhe në kuadër të integrimit në BE, të jenë njerëz të asociueshëm dhe ekselentë me kontaktin ndërkombëtar në BE, me qëllim integrimin. Ai nuk ka më problem votash. Ai ka vetëm dy probleme: Ndërkombëtarët dhe Drejtësinë. Ndaj mendoj se do synojë njerëz të shkolluar jashtë dhe që janë larg aferave dhe dosjeve që heton SPAK dhe drejtësia”, vijoi ai.

I pyetur se cilët do të ishin ministrat apo figurat e PS që do ruanin portofolët e tyre në qeverinë e ardhshme, ai tha se:

“Nuk mendoj se do ketë më shumë se 2 persona nga qeveria aktuale në kabinet, sepse i ka në Parlament. Ai ecën me parimin e ‘ndërrimit të kuajve’, rifreskim i kabinetit. Mendoj se Balluku dhe Gonxhe mund të vazhdojnë, si dhe Spiropali, ata besoj se janë më të sigurtit aty, për të tjerët mendoj se do lëvizin”

Related Posts

Ç’po ndodh në Rinas!? Vjen lajmi që prek çdo shqiptar! Njoftohet me urgjencë se do të

Njoftohet me urgjencë se do të Tiranë, 2026 – Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) ka kënaqësinë të njoftojë nje lajm te madh qe prek cdo shqiptar per…

Moti te dielen, surprizat e forta te fundjaves

Pas luhatjeve të fundit të temperaturave, nga neser moti, si nje surprize te madhe per fundjaven, do te të sjellë një stabilizim të plotë të kushteve atmosferike…

Miliarda euro për råketa dhe dronë, a po përgatitet Franca për Iuftë?

Franca po përgatit një plan gjigant ushtarak me vlerë miliarda euro, duke synuar një rritje drastike të stokut të raketave dhe dronëve deri në vitin 2030, në…

Garë për gjetjen e pilotit të zhdukur të F-15 në Iran, SHBA-të dërgojnë komando, Teherani ofron shpërblim

Një operacion kritik shpëtimi është duke u zhvilluar, ndërsa SHBA-të dhe Irani janë në garë për të gjetur një pilot amerikan i cili është zhdukur pasi një…

Trump i jep ultimatum të ri Iranit: Hapni Ngushticën ose për 48 orë “do shρërthejë Ferri”

Presidenti amerikan Donald Trump ka lëshuar një tjetër paralajmërim të fortë ndaj Iranit, duke theksuar se afati për arritjen e një marrëveshjeje është drejt fundit. Në një…

Horoskopi ditor, e Premte 3 Prill 2026

Dashi Dite shume delikate kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Asgjë nuk ka për te ecur ashtu si e kishit ëndërruar dhe madje…