E bujshme! Ilir Meta nxjerr emrat e tradhtareve, ja cfare pritet

Përmes një audiomesazhi nga qelia, Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka akuzuar gjyqtarin e GJKKO Erjon Çela se vepron si “noter i SPAK-ut” dhe jo si përfaqësues i drejtësisë.

Reagimi i tij vjen pas vendimit të dhënë nga gjyqtari Çela që lë në fuqi masën e sigurisë ndaj tij, duke e cilësuar si një “mashtrim publik” të ndërtuar mbi pretendimin se lirimi i tij si kryetar partie mund të intimidonte dëshmitarët e çështjes.

Sipas kreut të PL-së, ky është argument i pavërtetë dhe se dëshmitarët e përmendur nga SPAK nuk janë anëtarë të Partisë së Lirisë.

Ai ka renditur edhe emrat e dëshmitarëve, duke treguar se nuk janë më pjesë e PL dhe kohën kur janë larguar.

Reagimi i Ilir Metës:

Nuk do ja vlente të merresha publikisht me Erjon Çelën, i cili edhe pse paguhet si gjykatës bën veçse noterin e SPAK-ut për të tretën herë, kundër meje por edhe kundër procesit të rregullt ligjor që duhet të garantojë si gjykatës.

Por nuk mund të hesht përpara një mashtrimi të pacipë të shkruaj prej tij, sipas diktatit të “Afërmendshit” (Altin Dumani), pikërisht alibisë se lirimi im për shkak të funksionit si President i Partisë së Lirisë mund të sjellë intimidimin e gjoja dëshmitarëve, që janë anëtarë të Partisë së Lirisë.
E theksoj se përveç Z. Petrit Vasili, asnjë tjetër nga dëshmitarët e SPAK-ut nuk është anëtar i Partisë së Lirisë sot.
𝟏. 𝐄𝐧𝐝𝐫𝐢𝐭 𝐁𝐫𝐚𝐢𝐦𝐥𝐥𝐚𝐫𝐢, edhe falë Dumanit, dihet botërisht se është bërë “rilindas” i thekur dhe ishte në listën e

deputetëve të Partisë Socialiste.

𝟐. 𝐄𝐫𝐢𝐨𝐥 𝐁𝐫𝐚𝐢𝐦𝐥𝐥𝐚𝐫𝐢, është shkarkuar nga Partia e Lirisë që në Janar 2024 për veprimtari të dyshimtë dhe është pjesë e “Rilindjes”. Madje ishte edhe numërues i votave të saj në zgjedhjet e fundit për Partinë Socialiste.

𝟑. 𝐄𝐥𝐞𝐧𝐚 𝐆𝐚𝐜̧𝐞, ish-financerja e LSI për 20 vite që nga themelimi është larguar në mënyrë të çuditshme në pranverë të vitit 2024 dhe pa dorëzuar detyrën e saj me shumë përgjegjësi, për të cilën i është bërë edhe thirrje publike disa herë në atë kohë. Ajo është punësuar sipas asaj vet në biznesin e Endritit (Braimllarit).

𝟒. 𝐙𝐧𝐣. 𝐌𝐢𝐫𝐞𝐥𝐚 𝐌𝐞𝐫𝐤𝐨, ish-kryefinanciere e LSI para 10 vitesh. Prej 6 vitesh nuk është pjesë e LSI, por është pjesë e administratës publike.

𝟓. 𝐙. 𝐋𝐮𝐚𝐧 𝐑𝐚𝐦𝐚, ish-Sekretar i Përgjithshëm i LSI, i vetëlarguar që në gusht 2021.
Pra, ky pretendim i akuzës dhe çuditërisht, por jo dhe kaq çuditshëm, i konfirmuar në mënyrë të paturpshme nga noteri që paguhet si gjykatës është një mashtrim publik që kërkon të justifikojë pengmarrjen time për interes të regjimit mafioz të Edi Ramës.

Ne do të ruajmë konfidencialitetin deri në seancën paraprake të gjykimit dhe pastaj do të bëjmë publike të gjitha mashtrimet e “Afërmendshit” dhe të gjitha gjallesave të regjimit, që gjoja janë “prova të gjalla” por që në fakt nuk kanë asgjë kundër Ilir Metës.

Ndërsa gjallesat mashtruese të regjimit do të jenë çdo ditë në gjykimin e opinionit publik për mashtrimet e tyre dhe problemet që kanë me ligjin dhe të vërtetën.
Këto gjoja “prova të gjalla” të “Afërmendshit” do të jenë prova e vërtetë e farsës gjyqësore të shekullit: 𝐙𝐄𝐑𝐎 prova,

𝐙𝐄𝐑𝐎 fakte penale dhe 𝐙𝐄𝐑𝐎 dëshmitarë kundër Ilir Metës.
Partia e Lirisë duhet të përshkallëzojë denoncimin e aferave korruptive ulëritëse të Edi Ramës dhe kryeaferën e tij: Kapjen e Drejtësisë.

Related Posts

Nëse do gjeje gruan me një mashkull sipër ne… çdo bëje?, Flor Binaj jep përgjigjen që askush se priste

Aktor Flor Binaj ka dhënë një përgjigje, që askush nuk e priste në momentin që është pyetur se çdo të bënte nëse kapte gruan e tij me…

Horoskopi ditor, e diel 24 gusht 2025

Dashi Sot do keni me shume nevoje se kurrë te verifikoni ndjenjat e atij qe keni ne krah. Gjeni mënyrën e duhur për ta bere ne mënyrë…

Aksident tragjik/ Humbin jetën dy nxënëset 16-vjeçare, po udhëtonin me motor

Dy nxënëse 16-vjeçare nga Kërçova kanë ndërruar jetë tragjikisht në një aksident rrugor. Dy nxënëset 16-vjeçare, Eriona Ramadani dhe Albina Abazi, nga Shkolla e Mesme e Muzikës…

Temperatura përvëluese/ Ky vend shënon rekord vdekjesh nga i nxehti ekstrem

Muajt e korrikut dhe gushtit në Portugali u karakterizuan nga paralajmërime të shumta për temperatura të larta që përkuan me një rritje domethënëse të vdekjeve. Sipas autoriteteve…

LAJM I FUNDIT/ U kap me k*kainë, Gjykata jep vendimin për vajzën e Eli Farës!

Gjykata e Tirnes ka dhënë masën e sigurisë për vajzën e këngëtares së njohur Eli Fara, e cila u arrestua një ditë më parë, pasi u kap…

Vr*asja e shqiptarit në Belgjikë, aktori Van Damme i shpreh ngushëllimet familjes së mikut të tij

Aktori i njohur në gjithë botën Jean Claude Van Damme i ka shprehur ngushëllime familjes së 61-vjeçarit shqiptar, Ndue Mylyshit, i cili ishte viktimë e një atentati…