Njihuni me Presidentin 92-vjeçar që kërkon mandatin e 8-të

Presidenti Pol Biya, 92 vjeç, nga Kameruni, ka konfirmuar kandidaturën e tij për zgjedhjet e ardhshme. Gjatë 43 viteve në pushtet, ai ka përballuar disa kriza të brendshme dhe kritika ndërkombëtare.

Biya, që është sot udhëheqësi më i moshuar në detyrë në botë, mbetet figura dominuese e skenës politike të Kamerunit – një vend afrikan me 31 milionë banorë – për më shumë se katër dekada.

Tani përgatitet të kërkojë mandatin e tij të tetë radhazi në zgjedhjet e tetorit. Nëse rizgjidhet, mund të qëndrojë në pushtet deri afër 100-vjetorit të lindjes së tij, gjë që do ta bënte udhëheqësin më jetëgjatë të Afrikës.

Shëndeti dhe dyshimet

Për shkak të moshës së tij, shëndeti i Biya-s është objekt diskutimesh të vazhdueshme në vend. Në tetorin e kaluar, mungesa e tij dy mujore nga jeta publike nxiti thashetheme për përkeqësim të shëndetit ose edhe për vdekjen e tij. Kjo çoi Ministrinë e Brendshme të ndalonte çdo referencë në media rreth gjendjes së tij për “arsye sigurie kombëtare”. Megjithatë, këtë verë ai konfirmoi se do të kandidojë sërish, duke thënë se i përgjigjet “thirrjeve urgjente” nga të gjitha rajonet e vendit dhe nga diaspora.

Pushteti i gjatë

Biya qeveris Kamerunin pa ndërprerje që prej vitit 1982. Në vitin 2008 ai hoqi kufizimet për numrin e mandateve presidenciale, duke hapur rrugën për rizgjedhje të pakufizuara. Në zgjedhjet e fundit të vitit 2018 ai mori 71,28% të votave, megjithëse opozita denoncoi shkelje të rënda.

Kriza të brendshme dhe kritika ndërkombëtare

Partia në pushtet, Lëvizja Demokratike Popullore e Kamerunit (CPDM), ruan kontroll të fortë mbi skenën politike, ndërsa opozita mbetet shumë e fragmentuar. Analistët thonë se vetëm një koalicion i gjerë tranzitor mund të kërcënonte realisht pushtetin e Biya-s. Por me mbi 300 parti të vogla, përpjekjet për bashkim kanë dështuar, ndërsa edhe përpjekje konkrete, si ajo e vitit 2024 mes dy partive, u shpallën “të paligjshme” nga qeveria.

Gjatë 43 viteve, Biya teorikisht ka forcuar demokracinë shumëpartiake dhe ka rritur lidhjet me qeveritë perëndimore. Por Kameruni mbetet thellësisht i përçarë. Që nga viti 2017 vendi përjeton një luftë civile të përgjakshme, me separatistët anglishtfolës – ndërkohë që Kameruni është kryesisht frëngjishtfolës – që kërkojnë pavarësi në rajonet jugperëndimore dhe veriperëndimore. Shumë analistë vlerësojnë se mosha e thyer e Biya-s dobëson aftësinë e tij për të menaxhuar kriza që kërkojnë vendime të guximshme dhe praninë e drejtpërdrejtë në terren.

Akuza dhe shkelje të të drejtave të njeriut

Kritikët e akuzojnë gjithashtu se ka shtypur çdo formë opozite. Qindra protestues paqësorë janë burgosur, ndërsa rivali i tij në zgjedhjet e vitit 2018, Maurice Kamto, u arrestua në vitin 2019 dhe u mbajt për nëntë muaj pa akuza – u lirua vetëm pas presionit të fortë ndërkombëtar.

Qeverisja e Biya-s është shoqëruar me akuza të organizatave për të drejtat e njeriut për ekzekutime pa gjyq, arrestime arbitrare, tortura dhe ndjekje penale të personave për orientimin seksual ose identitetin gjinor. Homoseksualiteti mbetet ende vepër penale në Kamerun, me dënim deri në pesë vjet burg.

Deklarata e bijës së tij

Prandaj bëri bujë vitin e kaluar deklarata publike e vajzës së tij, Brenda Biya, e cila jeton në SHBA. Në një postim në Instagram ajo shpalli se është homoseksuale, duke shpresuar – siç shpjegoi më pas në një intervistë për gazetën franceze Le Parisien – të kontribuojë në ndryshimin e ligjeve të vendit të saj. /noa.al

Related Posts

Ç’po ndodh në Rinas!? Vjen lajmi që prek çdo shqiptar! Njoftohet me urgjencë se do të

Njoftohet me urgjencë se do të Tiranë, 2026 – Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) ka kënaqësinë të njoftojë nje lajm te madh qe prek cdo shqiptar per…

Moti te dielen, surprizat e forta te fundjaves

Pas luhatjeve të fundit të temperaturave, nga neser moti, si nje surprize te madhe per fundjaven, do te të sjellë një stabilizim të plotë të kushteve atmosferike…

Miliarda euro për råketa dhe dronë, a po përgatitet Franca për Iuftë?

Franca po përgatit një plan gjigant ushtarak me vlerë miliarda euro, duke synuar një rritje drastike të stokut të raketave dhe dronëve deri në vitin 2030, në…

Garë për gjetjen e pilotit të zhdukur të F-15 në Iran, SHBA-të dërgojnë komando, Teherani ofron shpërblim

Një operacion kritik shpëtimi është duke u zhvilluar, ndërsa SHBA-të dhe Irani janë në garë për të gjetur një pilot amerikan i cili është zhdukur pasi një…

Trump i jep ultimatum të ri Iranit: Hapni Ngushticën ose për 48 orë “do shρërthejë Ferri”

Presidenti amerikan Donald Trump ka lëshuar një tjetër paralajmërim të fortë ndaj Iranit, duke theksuar se afati për arritjen e një marrëveshjeje është drejt fundit. Në një…

Horoskopi ditor, e Premte 3 Prill 2026

Dashi Dite shume delikate kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Asgjë nuk ka për te ecur ashtu si e kishit ëndërruar dhe madje…