Një grua në Shkodër zgjedh fund të tm*rrshëm për jetën e saj

Shkodër – 78-vjeçarja dyshohet se i dha fund jetës duke u vetëdjegur

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur paraditen e sotme në Shkodër. Rreth orës 11:30, në lagjen “Ahmet Haxhija”, është gjetur e vetëdjegur në oborrin pas banesës së saj shtetasja H. A., 78 vjeçe.

Sipas të dhënave paraprake, dyshohet se e moshuara vuante prej kohësh nga depresioni, çka mund të ketë ndikuar në vendimin tragjik.

Në vendngjarje ka mbërritur grupi hetimor, i cili po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe për të kuptuar motivet që çuan në këtë akt. /noa.al

Scroll to Top