Sulmi në zemër nuk ka moshë! Kardiologu tregon shenjat dhe mënyrat e parandalimit

Kardiologu Spiro Qirko shpjegoi se sot infarkti nuk është më një problem i moshave të thyera.

“Në tre vetë, dy janë obezë, çka i bën shumë të predispozuar për sëmundje si diabeti dhe sëmundjet e zemrës. Këto probleme po shfaqen edhe tek 30–40-vjeçarët, sidomos për shkak të mungesës së regjimit, konsumit të alkoolit, duhanit dhe shpeshherë drogës”- theksoi ai.

Çfarë është sulmi në zemër?

Sulmi në zemër ndodh kur një pjesë e muskujve të zemrës dëmtohet ose vdes, pasi nuk merr oksigjen të mjaftueshëm. Ky oksigjen transportohet nga gjaku përmes arterieve koronare, por kur këto arterie bllokohen nga depozitime yndyrore ose mpiksje, rrjedhja e gjakut ngadalësohet ose ndalet. Ky është momenti kur ndodh infarkti, shpesh me pasoja fatale nëse nuk ndërhyhet menjëherë.

Simptomat që nuk duhen neglizhuar

Sipas Qirkos, çdo dhimbje apo shtrëngim në gjoks, edhe nëse duket e vogël, duhet të na alarmojë. “Sëmundjet nuk kanë më moshë. Çdo dhimbje gjoksi duhet të na çojë menjëherë te mjeku, për të shmangur rreziqet e ngushtimit të arterieve dhe infarktit të papritur,” u shpreh ai.

Rëndësia e kontrolleve shëndetësore

Kardiologu këshillon që pas moshës 30-40 vjeç, çdo person duhet të bëjë kontrolle të rregullta dhe analiza laboratorike për të parë nivelin e yndyrnave në gjak. “Kolesteroli dhe trigliceridet depozitohen në enët e gjakut, duke rritur mundësinë e infarktit. Shpesh kjo çon edhe në vdekje të papritur, që po ndodh edhe tek moshat e reja,” paralajmëroi Qirko.

Diabeti, nëna e të gjitha të këqijave

Një nga shqetësimet kryesore për shëndetin e shqiptarëve është rritja e frikshme e rasteve me diabet. “Diabeti është nëna e të gjitha të këqijave. Ai nuk dëmton vetëm zemrën, por prek edhe veshkat, shikimin dhe të gjithë organizmin. Nëse nuk kontrollohet, sjell pasoja të rënda dhe jetë të shkurtuar,” tha ai.

Roli i dietës dhe mbipeshës

Qirko theksoi se obeziteti është një ndër faktorët kryesorë të sëmundjeve kardiovaskulare. “Stili i parregullt i jetesës, ushqimi i pasur me yndyrna dhe sheqerna, mungesa e aktivitetit fizik – janë kombinimi fatal. Duhet të mësohemi që kujdesi për zemrën të bëhet pjesë e edukatës sonë,” deklaroi ai.

Dëmet e alkoolit dhe duhanit

Sipas mjekut, alkooli është një nga armiqtë e zemrës. “Tek ne alkooli është problem serioz. Ai e dëmton zemrën duke e tkurrur ngadalë dhe duke e çuar drejt asaj që quhet ‘zemra e kaut’. Ky dëmtim prek jo vetëm muskujt e zemrës, por edhe enët e gjakut,” paralajmëroi Qirko. Po ashtu, duhani dhe përdorimi i lëndëve narkotike shtojnë ndjeshëm rrezikun e infarktit dhe sëmundjeve të tjera vaskulare.

Ecja, ilaçi i thjeshtë për zemrën dhe trurin

Një këshillë praktike që mjeku dha për shëndetin e zemrës është ecja e rregullt. “Një person duhet të bëjë 10 mijë hapa në ditë, rreth 6.5 km me ecje të shpejtë, të paktën 5 herë në javë. Kjo është mënyra më e thjeshtë për të forcuar zemrën, për të ulur stresin dhe për të mbajtur trupin në formë,” sugjeroi Qirko.

Kardiologu apeloi që të gjithë qytetarët, pavarësisht moshës, të mos e anashkalojnë shëndetin e zemrës.

“Kontrolloni yndyrnat në gjak, bëni analiza për diabetin dhe kujdesuni për stilin e jetës. Kujdesi për zemrën duhet të kthehet në edukatë. Vetëm kështu mund të shmangim tragjeditë e papritura që sjell infarkti,” përfundoi ai.

Related Posts

Sot ‘Hena e Pergj*kur’, Meri Shehu ben parashikimin: Ngjarja e vitit, ndryshimi i jetes tani vjen..

DASHI Ne erresiren e nje perditshmerie qe ka lodhur ritmin tuaj, eklipsi hap nje korridor te fshehte mes reales dhe asaj qe s’ka emer. Dicka do te…

200 mijë euro gjobë për Kombëtaren dhe 20% e stadiumit bosh: Koha për tolerancë zero ndaj sjelljeve të dëmshme të tifozëve

Nga Ilir Demalia Në prag të ndeshjes me Letoninë më 9 shtator 2025, për eliminatoret e Kampionatit Botëror “USA–Canada–Mexico 2026”, Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) është ndëshkuar…

Horoskopi javor, 8-14 shtator 2025: Parashikimi i yjeve për secilën shenjë

Dashi Një javë dinamike për Dashin, me Marsin që stimulon energjinë dhe dëshirën për veprim. Kini kujdes të mos rrëshqisni në impulsivitet, sidomos në punë. Në dashuri,…

3 kundër 1! Vajzat në Durrës zihen për një djalë

Këto pamje shqetësuese vijnë nga qyteti i Durrësit, ku mbrëmjen e djeshme disa vajza janë konfliktuar fizikisht me njëra-tjetrën. Ngjarja ka ndodhur në orët e mbrëmjes, në…

Burri merr kuajt dhe i tërheq në mes të detit

Kjo video e mbërritur pak minuta më parë në redaksinë tonë tregon një burrë që merr dy kuaj dhe i fut në thellësi të ujit në det…

140 km për të mbushur ujë për të pirë/ Qytetarët nga Durrësi udhëtojnë deri në Shkopet, shkak cilësia e keqe e rrjetit të ujësjellësit

Cilësia e keqe e rrjetit të ujësjellësit të Durrësit ka bërë që qytetarët e këtij qyteti të udhëtojnë deri në 140 km për të mbushur ujë për…