Buje e madhe! Surprizat e Qeverise “Rama 4”, dalin emrat e parë, ja kush ikën, kush qëndron dhe kush është në “fije të perit”

Rigels Seliman

Qeveria e re “Rama 4” pritet të sjellë surpriza të mëdha. Mësohet se në fund të gushtit pritet që kryeministri Edi Rama të mbledhë Asamblenë e Përgjithshme të Partisë Socialiste, ku do të bëhet edhe prezantimi zyrtar i kabinetit të ri qeveritar, të njohur tashmë si “Rama 4”. Por ndërsa pritet me interes të madh se kush do të jenë figurat që do të përfaqësojnë ekzekutivin e radhës, në korridoret e selisë rozë kanë nisur të qarkullojnë emrat e parë që do të pësojnë ndryshime të mëdha. Sipas burimeve, një nga lëvizjet më të bujshme është largimi i Blendi Gonxhes nga posti i Ministrit të Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit. Në vendin e tij pritet të emërohet Suzana Hoxha, aktualisht Sekretare e Përgjithshme në Ministrinë e Brendshme, e cila shihet si një emër i ri me profil teknik dhe besnikëri politike.

Ikën Spiropali dhe Manistriliu

Por ndryshim i rëndësishëm pritet edhe në kupolën e qeverisë, ku mësohet se zv/kryeministrja Belinda Balluku do të marrë drejtimin e Kuvendit, duke zëvendësuar Elisa Spiropalin, një lëvizje që shihet si riorganizim i brendshëm i mazhorancës.

Ndërkohë, ministri Ervin Hoxha pritet të largohet, teksa në krye të Ministrisë së Brendshme mendohet të vendoset Vlora Hyseni, aktualisht drejtuese e Shërbimit Informativ Shtetëror (SHISH), një zgjedhje që pritet të sjellë debat për shkak të profilit të saj të veçantë. Mirëpo referuar të njëjtave burime nga PS, lëvizje të tjera prekin edhe sektorin e arsimit: Ogerta Manastirliu largohet nga posti i Ministres së Arsimit dhe Sportit, për t’i lënë vendin Ervin Demos, i cili do të marrë drejtimin e këtij dikasteri.

Ndërkohë, vetë Manastirliu përflitet se do të garojë për Bashkinë e Tiranës në zgjedhjet e parakohshme që pritet të mbahen pas burgosjes së kryebashkiakut Erion Veliaj. Sakaq burimet gjithashtu bëjnë me dije se Rama po mendon të largojë nga kabineti të gjithë ministrat që kanë çështje të hapura në Prokurorinë e Posaçme (SPAK), për të ndërtuar një qeveri të pastër, si pjesë e premtimit të tij madhor për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian deri në vitin 2030.

Megjithatë, gjithçka mbetet në kuadrin e zërave dhe thashethemeve politike që qarkullojnë në korridoret e qeverisë dhe selisë rozë. Vetë kryeministri Rama është i njohur për lëvizjet surprizë dhe strategjinë e tij për të mbajtur gjithmonë të gjallë tensionin politik e publik për ndryshimet. Kështu që zbardhja e plotë e kabinetit “Rama 4” pritet të ndodhë dhe mësohet gjatë ose pas mbledhjes së Asamblesë Socialiste, ku emrat e rinj do të marrin vulën zyrtare.

Related Posts

Ç’po ndodh në Rinas!? Vjen lajmi që prek çdo shqiptar! Njoftohet me urgjencë se do të

Njoftohet me urgjencë se do të Tiranë, 2026 – Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) ka kënaqësinë të njoftojë nje lajm te madh qe prek cdo shqiptar per…

Moti te dielen, surprizat e forta te fundjaves

Pas luhatjeve të fundit të temperaturave, nga neser moti, si nje surprize te madhe per fundjaven, do te të sjellë një stabilizim të plotë të kushteve atmosferike…

Miliarda euro për råketa dhe dronë, a po përgatitet Franca për Iuftë?

Franca po përgatit një plan gjigant ushtarak me vlerë miliarda euro, duke synuar një rritje drastike të stokut të raketave dhe dronëve deri në vitin 2030, në…

Garë për gjetjen e pilotit të zhdukur të F-15 në Iran, SHBA-të dërgojnë komando, Teherani ofron shpërblim

Një operacion kritik shpëtimi është duke u zhvilluar, ndërsa SHBA-të dhe Irani janë në garë për të gjetur një pilot amerikan i cili është zhdukur pasi një…

Trump i jep ultimatum të ri Iranit: Hapni Ngushticën ose për 48 orë “do shρërthejë Ferri”

Presidenti amerikan Donald Trump ka lëshuar një tjetër paralajmërim të fortë ndaj Iranit, duke theksuar se afati për arritjen e një marrëveshjeje është drejt fundit. Në një…

Horoskopi ditor, e Premte 3 Prill 2026

Dashi Dite shume delikate kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Asgjë nuk ka për te ecur ashtu si e kishit ëndërruar dhe madje…