Flet burri që vrau Marjola Nakolecin: Dikush hyri mes nesh. Humbi një fëmijë e më tha se kemi bashkë

Autori i vrasjes së Marjola Nakolecit ka dhënë detaje të reja rreth shkaqeve që sipas tij i errësuan sytë për të kryer një akt aq të rëndë. Pandeli Nakoleci është shprehur se ai e donte bashkëshorten e tij dhe se nuk donte ta lëndonte thjesht kishte qëllim ta trembte.

Sipas tij persona të tretë shkatërruan marrëdhënien e tyre gjë e cila e bëri që ai të humbte mendjen dhe të ndërmerrte një akt të tillë. Ai ka ngritur akuza se gruaja e tradhëtonte dhe se ajo i ka dërguar foto dhe video me partnerin e ri. 40-vjeçari ka deklaruar se 36-vjeçarja kishte hummbur një fëmijë i cili sipas tij nuk ishte i tij, fakt që i ishre pohuar edhe nga shqiptarja.

“E doja shumë gruan time, në mënyrë patologjike. Nuk kisha planifikuar ta vrisja ose ta lëndoja, doja vetëm ta trembja me atë. U çmenda, humba mendjen, mendja ime u shua kur ajo më tha se fëmija që kishte humbur nuk ishte i imi dhe se do të më dërgonte foto dhe video me partnerin e saj të ri. Dyshimet e mia u konfirmuan. Që nga Pashkët e tutje, filloi e keqja. Një palë e tretë na shkatërroi jetën,” tha ai.

Motra e Marjola Nakoleci ka hedhur akuza ndaj kunatit të saj se ai kishte abuzuar me 36-vjeçaren gjatë martesë. Sipas saj motra e saj duroi dhunë fizike dhe seksuale. Ajo shtoi se bashkëshorti i saj e përdhunonte dhe e linte shtatzënë, me qëllim që ta mbante robëreshë e të mos divorcohej. Motra e viktimës zbuloi se familja dinte për abuzimin, por nuk paraqiti asnjëherë denoncim tek autoritetet.

Pas vrasjes së 36-vjeçares autori u fsheh për më shumë se 24 orë, duke u përpjekur t’i shpëtojë arrestimit. Por ditën e djeshme, ai u gjet i fshehur në barin e një parcele toke, rreth 200 metra larg shtëpisë së tij, në një parking të vjetër. Dëshmitarë okularë dhe fqinjë raportuan se gjatë arrestimit ai po i bërtiste policisë se e kishte vrarë gruan e tij sepse ajo po e tradhtonte.

40-vjeçari mbante veshur rroba të ndryshme nga ato që mbante veshur gjatë vrasjes, të cilat dyshohet se i ka gjetur në kazanët e plehrave. Ndërkohë, as telefon celular dhe as thikë nuk iu gjet me vete.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Related Posts

Ç’po ndodh në Rinas!? Vjen lajmi që prek çdo shqiptar! Njoftohet me urgjencë se do të

Njoftohet me urgjencë se do të Tiranë, 2026 – Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) ka kënaqësinë të njoftojë nje lajm te madh qe prek cdo shqiptar per…

Moti te dielen, surprizat e forta te fundjaves

Pas luhatjeve të fundit të temperaturave, nga neser moti, si nje surprize te madhe per fundjaven, do te të sjellë një stabilizim të plotë të kushteve atmosferike…

Miliarda euro për råketa dhe dronë, a po përgatitet Franca për Iuftë?

Franca po përgatit një plan gjigant ushtarak me vlerë miliarda euro, duke synuar një rritje drastike të stokut të raketave dhe dronëve deri në vitin 2030, në…

Garë për gjetjen e pilotit të zhdukur të F-15 në Iran, SHBA-të dërgojnë komando, Teherani ofron shpërblim

Një operacion kritik shpëtimi është duke u zhvilluar, ndërsa SHBA-të dhe Irani janë në garë për të gjetur një pilot amerikan i cili është zhdukur pasi një…

Trump i jep ultimatum të ri Iranit: Hapni Ngushticën ose për 48 orë “do shρërthejë Ferri”

Presidenti amerikan Donald Trump ka lëshuar një tjetër paralajmërim të fortë ndaj Iranit, duke theksuar se afati për arritjen e një marrëveshjeje është drejt fundit. Në një…

Horoskopi ditor, e Premte 3 Prill 2026

Dashi Dite shume delikate kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Asgjë nuk ka për te ecur ashtu si e kishit ëndërruar dhe madje…