I fshihnin nëpër male/ Vidhnin turistët në Mykonos, arrestohen grabitësit shqiptarë në Greqi!

Katër shqiptarë janë arrestuar në Greqi pasi akuzohen se janë autorë të disa vjedhjeve në ishullin e Mykonos.

Sipas shtypit grek, 4 shqiptarët grabisnin banesat e turistëve në lagje të ndryshme të Mykonosit. Nga përllogaritjet e autoriteteve greke, ata kishin marrë sende me vlerë rreth 138 mijë Euro. Banda e grabitësve shqiptarë u identifikua falë pamjeve nga kamerat e sigurisë të banesave, teksa rezultoi se ata kanë kryer 10 vjedhje dhe 3 tentativa në periudhën 6-20 gusht.

Banda godiste shtëpitë dhe akomodimet e turistëve gjatë natës. Ata përdornin furgona që i merrnin me qira për të shkuar te objektivi i tyre, thyenin dritaret dhe dyert, hynin në brendësi të banesave dhe merrnin para, bizhuteri, rroba, këpucë dhe aksesorë të shtrenjtë.

Një pjesë të mallrave të vjedhura i fshihnin nëpër shkëmbinj, vende që i përdornin përkohësisht për të lënë sendet. Ndërsa në vendin ku ata qëndronin vetë, policia gjeti disa sende të vjedhura, 3395 euro, franga zvicerane, 4 celularë, etj. Disa mallra të vjedhura ju kthyen pronarëve.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Related Posts

Lajm i mire! Nga pensionistët tek invalidët, skema si mund të shlyhen borxhet e energjisë elektrike! Tri kategoritë që përfitojnë

Kategoritë në nevojë, pensionistë kryefamiljarë, personat me status të veçantë dhe ata që trajtohen me ndihmë ekonomike kanë një mundësi të re për të shlyer me lehtësi…

M0TIVI SH0KUES i VR*SJES së 34-vjeçarit shkodran/ Shemsi Prençi: Ja pse policia nuk po jep detaje

Ish-drejtuesi i policisë Shemsi Prençi ishte i ftuar ditën e sotme në emisionin “Breaking” në Top News, ku foli për ngjarjet e rënda të ndodhura së fundmi…

Lum kush i ka! Inteligjenca Artificiale bën parashikimin e fr*kshëm: Ja sa do shkoje euro javët e ardhshme

Monedha e përbashkët europiane aktualisht qëndron rreth 96.9–97.1 lekë, por parashikimet sugjerojnë se në javët e ardhshme euro mund të pësojë një rënie akoma më të madhe….

Emra te papritur/ Zbulohet qeveria e re e kryeministrit Rama

Kryeministri Edi Rama, ashtu siç ka paralajmëruar, ditën e enjte, do të mbledhë Asamblenë Kombëtare të Partisë Socialiste, më 11 shtator, për të shpallur prioritetet dhe ekipin…

E rende ne vend, vd*s tragjikisht e mitura

Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në fshatin Zejmen, ku një vajzë 16-vjeçare ka humbur jetën në rrethana tragjike.

TRAGJ∊DI! “TË MBYTUR ME BORXHE”, FAMILJA ME 9 ANËTAR I JEP FUND J∊TËS

NËNTË ANËTARË TË SË NJËJTËS FAMILJE JANË GJETUR TË VDEKUR NGA NJË PAKT VETËV*RASJEJE. NGA MË E VOGLA, NJË VAJZË 15-VJEÇARE, TE NJË GRUA E MOSHUAR 72-VJEÇARE….