Nuk kishte ndodhur më parē/ Meteorologia: Ja si do të jetë moti në fund të gushtit dhe fillim shtatori

Meteorologia Lajda Porja tha se kjo javë e fundit e gushtit edhe pse ka nisur me vranësira që sjellin herë herë një mot disi më të freskët, gradualisht do përmirësohet duke u kthyer kështu përsëri në valët e nxehta.

“Kjo javë ka nisur me vranësira dhe reshje të pakta, kryesisht në veri. Jugu nuk ka përfshirje të reshjeve. Ndërkohë, nga dita e mërkurë deri të premten, do të ketë përmirësim të motit dhe mbizotërim të diellit. Minimalet sot shënojnë 11-12 gradë dhe maksimalet nga 28-30 gradë në shumë qytete.

Nga e mërkura presim të kemi riaktivizim të valëve të nxehta, kryesisht në periferi. Gjithashtu dita e enejte dhe e premte do kulmojë me temperaturat 38-39 gradë. Pra do të kemi një rritje të ndjeshme të temperaturave në të gjitha qytete kryesore të Shqipërisë”, tha Porja.

Meteorologia parashikon se të shtunën dhe të dielën do kemi të bëjmë me luhatje të motit duke pasur praninë edhe të reshjeve edhe pse të pakta, por edhe të diellit.

“Parashikohet që fundjava të risjellë rebeshe dhe stuhi ere, ku më pak i prekshëm do jetë përsëri jugu. Ditën e dielë do të rikuperohet moti dhe do përmirësohet ndjeshëm”.

Porja bëri një parashikim edhe sa i përket muajit shtator që na pret, duke theksuar se edhe pse futemi në një muaj vjeshte, temperaturat e larta dhe motin e nxehtë do e kemi prezent.

“Sa i përket fillimit të shtatorit, do startojë me temperatura të larta edhe në javën e parë të shtatorit. Herë pas here do ketë dhe stuhi ere por më pas sërish diell. Nuk do jetë një 10 ditësh nën mbizotërimin e diellit apo të shiut.

Shtatori është parashikuar të regjistrojë temperatura mjaft të larta pothuajse gjatë gjithë muajit. Edhe pse me datë 1 shtator hymë zyrtarisht në stinën e vjeshtës, vera do të fillojë edhe përgjatë shtatorit”, tha meteorologia.

Related Posts

Përse duhet të PUTHNI dikë mesnatën e Vitit të Ri?! Tradita që ju ndihmon të …

Nga festat e shfrenuara të Romës së lashtë te puthja simbolike e sotme, pse ky moment i mesnatës vazhdon të ketë kaq shumë rëndësi. Mbase qëndroni në…

E rëndë ne vend/ Gjendet i vd*kur çifti i të rinjve brenda një vile

Një ngjarje e rëndë është shënuar pasditen e sotme në qytetin e Pejës, ku dy persona janë gjetur pa shenja jete në një vilë, në rrugën e…

10 gënjeshtrat e Ramës për vitin 2025

Nga treni elektrik që mbeti kantier, tek aeroporti i Vlorës pa fluturime, nga dëmshpërblimi i banorëve për zjarret deri te nafta e Shpiragut që u shua bashkë…

Vendim i qeverisë/ Kompensime të të ardhurave mujore për disa kategori

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të nenit 5, të ligjit nr.9936, datë 26.6.2008, “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, të…

Qeveria miraton vendimin/ Sa do rriten pensionet nga 1 janari 2026

Qeveria ka miratuar vendimin që zyrtarizon dhënien e bonuseve mujore për pensionistët në Shqipëri, të cilat do të nisin nga 1 janari 2026, si pjesë e paketës…

Visheni më 31 dhjetor për fat dhe bollëk, zbuloni ngjyrën fatësjellëse të 2026 për çdo shenjë Horoskopi

Astrologe Gjini ka treguar sot se çdo shenjë Horoskopi ka ngjyrën e vet fatësjellëse për këtë vit. Duke ditur ngjyrën që ju përshtatet, mund të thithni energji…