Edhe pse ndodhet në qelitë e paraburgimit prej shkurtit të këtij viti, kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës Erion Veliaj nuk i ka ndaluar mesazhet e koduara.
Së fundmi ai ka reaguar nëpërmjet një postimi në ‘TikTok’, duke lëshuar një mesazh i cili paralajmëron se në momentin që Veliaj do të flasë, dikush do të bëhet lajm i fundit.
“Je kaq i qetë. Modaliteti i heshtur është aktiv sepse nuk më pëlqen më. Kur te flas une ti do jesh lajm i fundit,” duke e shoqëruar dhe me pamje të ndryshme të tij, kur veshur mbante kostum dhe jo rroba burgu.
Është ende e paqartë se kush është personazhi që paralajmëron kryebashkiaku i palirë, por duhet thënë se kjo nuk është hera e parë që ai reagon nëpërmjet mesazheve të koduara në TikTok. Veliaj pretendon se mban ‘sekrete’ që mund të shqetësojnë disa persona që tashmë janë ende të lirë.
Vlen të kujtohet se Veliaj u arrestua në zyrën e Bashkisë më 10 shkurt si i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim (9 herë) dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.
Ai vijon të qëndrojnë në burg, në pritje të gjykimit.