Rregulla të reja për rekrutimet në shkollat profesionale, për herë të parë edhe oficer sigurie

Pak ditë para nisjes së vitit të ri akademik, Ministria e Ekonomisë ka miratuar rregullat e reja për rekrutimin e stafit në institucionet arsimore të formimit profesional. Me hyrjen në fuqi të ndryshimeve të fundit në udhëzimin për funksionimin e ofruesve publikë të Arsimit dhe Formimit Profesional (AFP), është zyrtarizuar për herë të parë pozicioni i Oficerit të Sigurisë në këto institucione.

Ky rol i ri synon të garantojë mbarëvajtjen e rendit dhe sigurisë brenda ambienteve të institucioneve arsimore profesionale, si dhe të ndihmojë në parandalimin dhe menaxhimin e situatave problematike që prekin nxënësit dhe stafin.

Sipas udhëzimit përcaktohet se detyrat kryesore të oficerit të sigurisë përfshijnë marrjen e masave për parandalimin e situatave që cenojnë sigurinë fizike dhe psikologjike të nxënësve; Monitorimin e sjelljes së nxënësve dhe ndërhyrjen në rast shkeljesh të rënda të rregullores së brendshme; Raportimin periodik për rastet problematike dhe ndihmesë në hartimin e masave disiplinore; Bashkëpunimin me strukturat përkatëse për rastet e dhunës, bullizmit, abuzimit apo shkeljeve të tjera të etikës; Informimin dhe ndërgjegjësimin e komunitetit shkollor për çështje të sigurisë dhe rendit.

Oficeri i Sigurisë do të rekrutohet sipas një procedure të standardizuar, në përputhje me rregullat e shërbimit civil, ku përfshihen. Për kualifikim kandidatët duhet të përmbushin kriteret bazë të arsimimit, ku përcaktohet se duhet të ketë diplomë të ciklit të dytë ose diplomë të barasvlershme me të në fushën e edukimit, të shkencave sociale, sociologjisë, psikologjisë, drejtësisë. Si dhe të kenë përvojë në çështje sigurie, etikë profesionale dhe aftësi ndërpersonale.

Pak ditë më parë me nisjen e vitit shkollor 2025–2026, Ministria e Arsimit dhe Ministria e Ekonomisë kanë miratuar një udhëzim të përbashkët që përcakton masat kryesore për organizimin e procesit mësimor në shkollat parauniversitare. Udhëzimi u fokusua në rregullat për regjistrimin e nxënësve, shpërndarjen e teksteve falas për arsimin bazë, ndalimin e përdorimit të celularëve në ambientet shkollore, si dhe masat kundër dhunës dhe bullizmit. Prioritet i veçantë i jepet zbatimit të Planit Kombëtar për parandalimin e dhunës, krijimin e ekipeve “antibulling” dhe organizimin e veprimtarive sensibilizuese gjatë vitit shkollor.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Related Posts

“Bënin dy punë për shërimin e vëllait…”/ Halla e dy motrave që vdiqën në aksident: Djali i vogël ende nuk e di, kemi frikë se…

Dhimbja e madhe ka kapluar familjen e dy motrave Dhimaku që humbën jetën tragjikisht në aksidentin në Sarandë pasi makina e tyre u aksidentua nga makina e…

Kjo është MR*KULLIA më e mαdhe që ka ndοdhur në Kishën e Laçit

Qyteti i vogël i Laçit, ofron një pritje të pazakontë për mijëra e mijëra besimtar që vinë për të përjetësuar besimin për të gjetur paqen dhe për…

Pas 35 vitesh martesë, burri im më la për një grua më të re. Në fillim isha shumë e mërzitur, por më pas kuptova se..

Me burrin tim kemi jetuar bashkë për 35 vjet. Unë jam 53 vjeç dhe ai është 55. Gjatë kësaj kohe kemi sjellë në jetë një djalë dhe…

Vjen lajmi i shumëpritur! Meteorologia flet për kthesën drastike të motit, ja cfarë pritet të ndodh ne fundjavë

Fundjava që na pret do të ketë një karakter të paqëndrueshëm atmosferik, sipas sinoptikanes së MeteoAlb, Lajda Porja. Ajo ka theksuar se reshjet nuk do të mungojnë,…

Me zërin që ju dridhet, me zemrën e c*pëtuar, prindërit e dy motrave që humbën jetën zbulojne mrekulline qe ju ndodhi direkt pas tragjedisë

Flet babai qe humbi dy vajzat ne aksidentin tragjik Me zemër të thyer, ai shpreh mirënjohjen e tij ndaj Fondacionit Firdeus, i cili ka marrë përsipër shërimin…

Rama dridh ministrat dhe deputetet socialistë! Merr vendimin e bujshem per caktimin e ministrave: Kete here do..

Kryeministri nis përgatitjet për sesionin e ri politik… Kryeministri Edi Rama ka vendosur të mos nxitojë për zgjedhjen e qeverisë së re. Ndonëse Kuvendi i ri pritet…