Rama dridh ministrat dhe deputetet socialistë! Merr vendimin e bujshem per caktimin e ministrave: Kete here do..

Kryeministri nis përgatitjet për sesionin e ri politik…

Kryeministri Edi Rama ka vendosur të mos nxitojë për zgjedhjen e qeverisë së re. Ndonëse Kuvendi i ri pritet të konstituohet brenda datës 10 shtator, qeveria “Rama 4” flitet se do të prezantohet një ditë më pas.

Sot, Kryeministria është kthyer në ‘zyrë pritjeje’, ku shumë ministra, deputetë dhe figura të tjera kanë pasur takime me kryeministrin Rama. Pas pushimeve, lideri i PS dhe njëherësh i qeverisë ka nisur punën për sesionin e ri, ku duket se do të ketë reformim në shumë aspekte, që nga Kuvendi e deri te qeveria e re.

Sinjalet janë se Rama do të vijë me një kabinet më të strukturuar, ku priten ndryshime në emërtime dhe kompetencat e ministrive. Po ashtu, thuhet se do të ketë një reformim total të kabinetit, pasi pritet të mbushet vetëm me emra të rinj

Por gjithçka do të mësohet më 11 shtator. Kjo flitet se do të jetë data kur Rama do të mbledhë Asamblenë e PS. Nuk është ende zyrtare, por mësohet se kjo datë po konsultohet me drejtuesit e tjerë të PS dhe shihet si opsioni kryesor. Pritet që Rama të mbledhë Kryesinë për caktimin e datës së Asamblesë dhe deri atëherë mund të ketë edhe ndryshime.

Sa i takon qeverisë së re, ka shumë emra që përfliten. Rama ka në plan që të ketë një qeveri disi më teknike, dhe kjo do të thotë se në ministritë kryesore pritet që të ketë largime të ministrave aktualë. Duke njohur natyrën e Ramës, i cili nuk konsultohet me njeri dhe emrat i bën publikë vetëm në momentin e fundit, të gjithë janë në ankth.

Shumë ministra aktualë presin të dëgjojnë nëse do të mbeten në postet aktuale, do të kalojnë diku tjetër apo do të “flaken” jashtë. Teksa ka nga ata në radhët e socialistëve që presin të bëhen ministra dhe mezi po e presin Asamblenë e PS, ku sipas traditës, Rama aty ka prezantuar qeverinë e re.

Qeveria aktuale përbëhet nga 17 ministra, ku 5 janë ministra shteti pa portofol, pa përfshirë Kryenegociatoren Majlinda Dhuka. Disa prej ministrave kanë shumë vite në qeveri.

Ministrja më jetëgjatë është Mirela Kumbaro, e cila ka dalë dhe është rikthyer në qeveri. Mirela Kumbaro në vitin 2013 u emërua ministre e Kulturës, post që e mbajti për gati 6 vite. Më 2019 ajo u largua, por u rikthye më 2021 në postin e ministres së Mjedisit dhe Turizmit.

Më pas vjen Ogerta Manastirliu. Ajo ka mbajtur postin e Ministres së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale në periudhën 2017-2023. Ndërkohë, nga viti 2023 e deri më sot është ministre e Arsimit. Pra, Manastirliu ka plot 8 vite në qeveri.

Emri tjetër që ka një karrierë të gjatë në qeveri është ministrja e Energjisë, Belinda Balluku. Ajo e mban këtë post prej vitit 2019. Ndërkohë që prej vitit 2022 është edhe zv/kryeministre.

Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, ka mbushur një mandat të plotë. Ai e mori detyrën në vitin 2021 dhe nuk lëvizi nga aty gjatë ndryshimeve që u bënë më 2023. Katër vite në qeveri ka edhe Bora Muzhaqi, e cila drejton Ministrinë e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët.

Në listë me 4 vite është edhe Delina Ibrahimaj. Ajo ka qenë ministre e Financave në periudhën 2021-2023. Ndërsa në vitin 2023 u emërua ministre shteti për Sipërmarrjen.

Tjetër emër është Anila Denaj. Ajo shërbeu si ministre e Financave në periudhën 2019-2021. Ndërsa prej vitit 2023 është ministre e Bujqësisë. Emrat e tjerë u emëruan në vitet 2023 dhe 2024. Tani të gjithë presin Asamblenë e PS për të parë se çfarë risie do të sjellë Rama. /Pamfleti

Related Posts

Horoskopi javor i Paolo Fox: 29 dhjetor – 4 janar 2026. Të gjitha shenjat

Zbulo çfarë rezervojnë yjet për javën që shënon kalimin nga viti i vjetër në të ri. Parashikimet për dashurinë, punën dhe mirëqenien për secilën shenjë. Dashi Dashuria…

Babai i Malit në gjendje të rënduar, përfundon në spital pas reagimeve në rrjet

Babai i banorit të Big Brother VIP 5, Malit, Faik Retkoceri, nuk ka mundur të jetë i pranishëm në intervistën e planifikuar për emisionin “Ftesë në 5”,…

Humbi TRAGJIKISHT të vëllain, Gjesti reagon për herë të parë: Ja kur do i kthehem muzikës!

Këngëtari Gjesti është bërë i “gjallë” në rrjete sociale. Ai ka reaguar për herë të parë pas ndarjes nga jeta në mënyrë tragjike të vëllait të tij,…

Panik në ajër/ Shumë pasagjerë të dëmtuar pas turbulencave të forta, avioni rikthehet në destinacion

Pasagjerët e një fluturimi të “Ryanair” për në Tenerife të Spanjës, u lënduan kur aeroplani hasi turbulenca të forta menjëherë pas ngritjes, duke e detyruar atë të…

Një stuhi e fortë dimërore godet disa pjesë të SHBA-së, qindra aksidente trafiku dhe vonesa fluturimesh

Një stuhi e fuqishme dimërore përfshiu sot disa pjesë të Shteteve të Bashkuara, duke sjellë reshje bore dhe ndërprerje të energjisë elektrike në Midwest, ndërsa zona të…

At entati në Rinas: Autorët pasi dogjën mjetin “Toyota” dyshohet se u larguan me ambulancë

Hetimet për atentatin e 11 nëntorit në Rinas, ku mbetën të vrarë Gilmando Dani dhe Mustafa Sheqeri, janë përqendruar te analiza e qindra kamerave të sigurisë, me…