I mbajti ne shtepi gjate l*ftes, 25 vite me vonē Diola takohet me familjen nga Kosova, sdo ta besoni dot cfare u kishte ndodhur

Nutricionistja e njohur Diola Dosti, ka emocionuar ndjekësit e saj me një rrëfim prekës në Instagram, duke ndarë kujtime personale nga koha e luftës në Kosovë.

Në një postim të gjatë, ajo tregoi se si familja e saj në Shqipëri hapi zemrën dhe dyert për një familje kosovare që ishte detyruar të largohej nga shtëpia e vet gjatë luftës Kosovë–Serbi në vitin 1999.

“Ishte viti 1999, kur zemra dhe dyert e familjes time, në vendlindjen time në Shqipëri, u hapën për këtë familje shqiptare nga Kosova, në kohën e luftës Kosovë–Serbi. Një familje e madhe që u bënë familja jonë!”, shkruan Diola.

Ajo kujton me nostalgji se si zonja e shtëpisë, e cila tashmë nuk jeton më, i kishte lënë një kujtim të pashlyeshëm me gatimet tradicionale kosovare.

“Më kujtohet që kur provova bukën që gatuante, më bëri të doja një herë e përgjithmonë gatimet e Kosovës, ato kiflet, pitet e specat me mazë!” – rrëfen Diola.

Në postimin e saj, Diola ndalet edhe tek miqësia e ngushtë me Mirlinda Berishën, vajzën e familjes kosovare, që ajo e konsideronte si motrën që i mungonte.

“Vizatonim bashkë, sidomos Sailor Moon, dilnim shëtitje pasdite, bënim xhiro me biçikletë dhe unë isha shumë e lumtur që më fund kisha motrën e munguar pranë meje!”, kujton ajo me emocion.

Ajo shtoi se babai i saj kishte pasur një kujdes të veçantë për vajzat e kësaj familjeje, duke dhënë edhe një lloj “garancie” në qytet që askush të mos i ngacmonte. Pas mbarimit të luftës, ishte pikërisht babai i Diolës ai që i kishte shoqëruar personalisht për t’i kthyer në shtëpinë e tyre në Malishevë, e cila, fatkeqësisht, ishte djegur.

Pas 25 vitesh, Diola rrëfen se është ritakuar me pjesën më të madhe të kësaj familjeje.

“E sot, pas 25 viteve, ne u ritakuam me pothuajse të gjithë familjen… Ajo që mund të them është që këta njerëz më kanë bërë të dua një herë e përgjithmonë çdo gjë që ka të bëjë me Kosovën. Linja ime e jetës e vërteton këtë!” – shkruan ajo.

Moderatorja nuk fsheh emocionet e saj për lirinë e Kosovës dhe mirënjohjen e thellë që ruan për këtë lidhje të veçantë.

“Jam shumë e lumtur që sot Kosova gëzon lirinë me njerëz të mrekullueshëm sepse edhe pse s’kam qenë prezente në luftë, gjithçka të përjetuar nga kjo familje në Malishevë, e kemi ndarë dhe ndjerë bashkë. Ju dua fort dhe Zoti ju bekoftë!”

Postimi i Diolës është pritur me shumë emocion nga ndjekësit, duke marrë qindra komente mbështetëse, teksa historia e saj shërben si kujtesë e fuqishme për mikpritjen shqiptare dhe lidhjen e pathyeshme mes Shqipërisë dhe Kosovës. /Prive By Liberta Spahiu

Related Posts

Gazetari gjerman: Gjashtë mësime për pushimet në Shqipëri!

GJERMANI- Gazetari gjerman, Tesseo La Marca i ka kushtuar një artikull udhëtimit të tij në Shqipëri gjatë sezonit veror. Në artikull ai ka rreshtuar gjashtë “mësime” që…

“Po ju grabisin”/ Deputeti i PS ngre ALARMIN: Është ngritur një skemë piramidale, vetëm në Divjakë janë përfshirë…

Deputeti i Partisë Socialiste, Erjon Braçe, ka bërë një denoncim të fortë publik mbi ekzistencën e një skeme piramidale që, sipas tij, është përhapur me shpejtësi dhe…

Afrohet Stuhia e madhe, meterologët paralajmërojnë rr*zik

Departamenti Meteorologjik i Tajlandës (TMD) njoftoi sot se stuhia tropikale Kajiki është dobësuar në një sistem me presion të ulët mbi veriun e vendit. Edhe pse nuk…

“Dua te vd*s sipër burrin tim duke..”, Eneda Tarifa e “çm*ndur” pas Gent Laskut zbulon cfare po ndodh mes tyre

Rozana Radi, Jonida Maliqi, Eneda Tarifa dhe Aurela Gaçe, katër prej emrave më të spikatur të skenës shqiptare, janë bashkuar në një projekt të veçantë artistik që…

Me rendesi! Ja cfare sapo u lajmerua per pensionet dhe vitet e punes

Të gjithë shtetasit shqiptarë të cilët kanë mbushur moshën 18 vjeç deri në arritjen e moshës për pension pleqërie kanë të drejtë të paguajnë sigurim vullnetar. Instituti…

Cilat janë profesionet më të paguara në Shqipëri?! Publikohet LISTA

Për herë të parë në vitin 2024, një grup profesion ka një pagë mesatare zyrtare prej më shumë se 200 mijë lekë në muaj. Sipas të dhënave…