Banorët e një lagjeje në qytetin e Burrelit kanë ngritur shqetësimin për një hapësirë publike të zaptuar prej vitesh pasi institucionet ku janë ankuar qëndrojnë në heshtje përkundër dhjetëra denoncimeve të bëra.
Një banor i kësaj zone ka treguar për JOQ ALBANIA se kjo rrugë kalimtare ndodhet mes dy pallateve, përballë shkollës “31 Korriku” dhe prej kohësh është uzurpuar dhe kthyer në një pikë shitjeje të fruta-perimeve pa asnjë dokumentacion apo leje ligjore.
Sipas tij, prej vitesh kjo hapësirë publike është zaptuar padrejtësisht dhe pavarësisht ankesave Bashkinë Mat askush nuk merr masa. Ata thotë se pronari i kësaj pike shitjeje e ka zënë vendin, me miq në bashki, polici dhe me pagesa nën dorë, vazhdon aktivitetin sikur të jetë pronë private,” – shprehet qytetari.
Banorët thonë se kjo situatë është kthyer në një burim rreziku për fëmijët dhe të rriturit që jetojnë aty, për shkak të bllokimit të rrugës, papastërtive, mbetjeve dhe zhurmës së përditshme që krijohet nga aktiviteti informal.
Banorët apelojnë për ndihmën e institucioneve shtetërore dhe veçanërisht të Bashkisë Mat, duke u kërkuar që të ndërhyjnë për t’i dhënë fund kësaj situate që, sipas tyre, po tolerohet në mënyrë të qëllimshme.
JOQ Albania i bën thirrje autoriteteve që të marrin masa të menjëhershme për të hetuar këtë rast dhe të garantojnë që hapësirat publike të mos keqpërdoren në dëm të komunitetit.
Denoncimi i qytetarit:
Pershendetje Joq, dua te bej nje denoncim publik prane jush pasi kerkesat tona spo meren parasysh ne institucionet e qeverise. Ne foto siç shikohet esht nje hapesire publike( mes dy pallateve) e zaptuar prej vitesh padrejtesisht. Prej vitesh jan bere ankesa pa fund ne bashkine Mat nga banoret e lagjes per ta larguar por nuk esht marre parasysh asgje, pasi me miq, shok qe kane ne Bashkine Mat, ne polici apo me leke nen duar ka vazhduar te jete aty. Me keqardhje them se ajo rruge kalimtare perveç se eshte bllokuar totalisht, eshte bere dhe burim rreziku per femijet dhe te rriturit, eshte burim infeksioni pasi ka shume mbetje, papasterti nga aktiviteti qe zoteria ushtron ne shitjen e fruta-perimeve. Le te shtojme dhe zhurmat qe behen çdo dite ne mengjes..Uroj qe dikush nga qeveritaret ta lexoje dhe te marre masa, pasi fjala jone ne dyert e institucioneve perkatese spo degjohet Dua te theksoj qe zotria nuk ka asnje dokument pronesie apo leje Ndodhet perball shkolles 31 korriku burrel Ju lutem mund ta publikoni kete rast sepse jeni e vetmja zgjidhje Sepse kam bere ankesa te pafund dhe kurr nuk marre nje pergjigje