Kush mund të blejë vite pune për pension, ISSH tregon kush përfiton dhe kush përjashtohet, ja kriteret kryesore

Të gjithë shtetasit shqiptarë të cilët kanë mbushur moshën 18 vjeç deri në arritjen e moshës për pension pleqërie kanë të drejtë të paguajnë sigurim vullnetar. Instituti i Sigurimeve Shoqërore njofton se sigurimi vullnetar mund të kryhet për vitin aktual, për periudha të kaluara, ose për më shumë të ardhura. Sipas ISSH-së sigurimi kryhet përmes pagesave mujore, tremujore ose vjetore duke bërë të ditura edhe pagesat, ndërsa për kontributet e parapaguara të periudhave të ardhshme bëhen zbritje. Nga sigurimi vullnetar përjashtohen ata që kanë përfituar nga skema e sigurimit të detyruar, si edhe të vetëpunësuarit në bujqësi, të cilët përfitojnë subvencione nga buxhetit i shtetit.

Kanë të drejtë të paguajnë SIGURIM VULLNETAR shtetasit shqiptarë të cilët kanë plotësuar moshën 18 vjeç deri në arritjen e moshës për pension pleqërie.

Cilat fusha mbulohen me sigurim vullnetar?

Sigurim vullnetar për vitin korent

Kanë të drejtë të paguajnë personat që nuk bëjnë pjesë në sigurimin e detyrueshëm. Kontributet mund të paguhen mujore, tremujore ose vjetore dhe për kontributet e parapaguara të periudhave të ardhshme bëhen zbritje të masës së caktuar të kontributeve, si në vijim:

6% mbi shumën për një pagesë vjetore (me kusht që pagesat të realizohen brenda muajit janar)
3% mbi shumën për një pagesë 6-mujore (me kusht që pagesat të realizohen përpara fillimit të periudhës 6-mujore, që do të mbulohet me sigurim vullnetar)
1,5% mbi shumën për një pagesë 3 mujore (me kusht që pagesat të realizohen përpara fillimit të periudhës 3-mujore, që do të mbulohet me sigurim vullnetar)
Sigurim vullnetar për periudha të kaluara

Personat kanë të drejtë të paguajnë sigurim vullnetar për plotësimin e periudhave të kaluara, të pambuluara me sigurim të detyrueshëm, deri në plotësimin e moshës për pension pleqërie.

Sigurim vullnetar për më shumë të ardhura

Kanë të drejtë të paguajnë personat e punësuar, të vetëpunësuar dhe punëdhënësit privatë, për pensione më të larta pleqërie, invaliditeti dhe familjar.
Kontributet vullnetare për më shumë të ardhura, paguhen deri në nivelin maksimal, por vetëm për vitin korrent dhe jo për periudha të mëparshme.
Kuota mujore e sigurimit vullnetar aktualisht është 8,640 lekë,
kuota vjetore është 103.680 lekë
Sigurimi vullnetar nuk mund të bëhet:

Pas lindjes të së drejtës për një përfitim nga skema e sigurimit të detyruar.
Nga të vetëpunësuarit në bujqësi, të cilët përfitojnë subvencione nga buxhetit i shtetit.
Sigurimi vullnetar në çdo rast bëhet nëpërmjet një marrëveshjeje ndërmjet personit që aplikon dhe punonjësit të ngarkuar në strukturat e ISSH – së,

Related Posts

Horoskopi ditor, e martë 16 shtator 2025

Dashi Do jeni shume përtacë gjate kësaj dite dhe do e lini rutinën ne çift t’iu pushtoje, Kjo ne fakt mund te jete aq e dëmshme saqë…

35-vjecarja eshte ende e vi*gjer: Akoma nuk kam gjetur mashkullin e jetes!

Ania thotë se nuk do të dinte nga të fillonte kur vjen puna për të gjetur një partner. Ajo tregon se eshte ende e virgjer edhe pse…

E fr*kshme! Tërmet i fuqishëm në det

Një tërmet me magnitudë 5.2 i shkallës rihter është regjistruar pak para mesditës së sotme në Detin Mesdhe. Sipas të dhënave zyrtare, lëkundja u regjistrua në orën…

Aksident TR*GJIK! Kamioni “merr para” makinat në autostradë, 15 të vd*kur… (VIDEO)

Të paktën 15 persona kanë humbur jetën në një aksident tragjik rrugor në Gadishullin e Jukatanit, në Meksikë. Një kamion që transportonte punëtorë u përplas me një…

Nuk kishte ndodhur me pare! “Jo më izraelitë!”- Mbretëria e Bashkuar merr vendimin dr*stik

Ministria e Mbrojtjes në Mbretërinë e Bashkuar ka vendosur që nga viti i ardhshëm të mos lejojë shtetas izraelitë në “Royal College of Defence Studies”, akademia elitare…

Ngjarje e rëndë, gjenden të pajetë tr*pat e një gruaje me dy fëmijët e saj në liqen!

Një ngjarje e rëndë dhe misterioze ka tronditur qytetin e Çikagos të shtunën (13 shtator), pasi brenda pak orësh u gjetën në ujërat e liqenit Michigan tre…